Autoriteti Palestinez do të shtyjë zgjedhjet legjislative
Autoriteti Palestinez pritet të shtyjë zgjedhjet legjislative të planifikuara për 28 nëntor, sipas një letre drejtuar Francës që citojnë Reuters dhe New York Times. Letra e arsyeton me përkeqësimin e kushteve në territorin palestinez, ndërsa New York Times thekson se shtyrja vjen teksa Fatahu qeverisës përballet me përçarje të thella të brendshme.