Ish-oficeri ukrainas gjykohet në Hamburg për sabotimin e Nord Stream
Të mërkurën në Hamburg filloi gjyqi ndaj Serhii Kuznetsov, ish-oficerit ukrainas që akuzohet se udhëhoqi grupin e zhytësve që vendosën eksplozivë në gazsjellësit Nord Stream në Detin Baltik. Sipas Al Jazeera, gjyqi pritet të zgjasë deri në shkurt dhe mund ta testojë qëndrimin politik të Gjermanisë ndaj Ukrainës.