India harton rregulla për t'ua hapur energjinë bërthamore firmave private
India ka publikuar projektrregulla që do t'u lejonin kompanive private të ndërtojnë dhe të operojnë centrale bërthamore, raportoi të shtunën Bloomberg. Hapi do t'i jepte fund monopolit shtetëror në një nga tregjet e energjisë elektrike me rritjen më të shpejtë në botë.