14 të vdekur në përplasje me 23 automjete dhe zjarr në Fujairah
Në emiratin Fujairah të Emirateve të Bashkuara Arabe, 14 persona kanë vdekur dhe 30 kanë mbetur të plagosur në një përplasje me zjarr që përfshiu 23 automjete, thanë zyrtarët. Policia e Fujairahut thotë se një shofer kamioni humbi kontrollin e automjetit pak para mesnatës në rrugën Sheikh Khalifa bin Zayed, afër hyrjes në Fujairah.