Rrëzimi i një Learjet-i në një lagje në Florida vret nëntë persona
Një Learjet me nëntë persona në bord u rrëzua të dielën në një rrugë të një lagjeje në Floridën jugore dhe të nëntë të pranishmit në bord humbën jetën, thanë autoritetet amerikane. Avioni ishte ngritur nga Ostini i Teksasit drejt Bahamasit dhe autoritetet e aviacionit do të nisin hetimet.