Kërcënimet me bombë detyrojnë devijime fluturimesh në mbarë Evropën
Një seri kërcënimesh me bombë e detyroi të martën devijimin e fluturimeve në mbarë Evropën, sipas Bloomberg. Një fluturim nga Londra bëri ulje të paplanifikuar në aeroportin Varshavë-Modlin, i cili u mbyll, ndërsa një aeroplan nga Izraeli u detyrua të ulet në Bullgari pas një kërcënimi të marrë me email.