Finlanda dënon me burg kapitenin rus për sabotim kabllosh në Baltik
Një gjykatë në Helsinki dënoi të enjten kapitenin rus të anijes së mallrave Fitburg me tre vjet e gjysmë burg për dëmtimin e dy kabllove nëndetare të telekomunikacionit në Gjirin e Finlandës. Një anëtar azerbajxhanas i ekuipazhit mori dy vjet e 10 muaj.