Singapori kriminalizon imazhet intime të krijuara me inteligjencë artificiale
Singapori ka ashpërsuar ligjet kundër abuzimit seksual në internet, duke krijuar një vepër të re penale për prodhimin e imazheve intime, përfshirë përmbajtje të gjeneruar nga inteligjenca artificiale, pa pëlqimin e personave të përfshirë, raportoi të premten Le Monde. Autorët e kësaj vepre rrezikojnë dënime me burg.