Foto simbolikeMoonshot kufizon aftësitë e hakerimit të modelit të ri Kimi
Startup-i kinez i IA-së Moonshot AI thotë se ka kufizuar aftësitë sulmuese kibernetike të modelit të ri Kimi K3.1 Pro. E njoftoi hapin të shtunën, mes frikës se IA mund t'i bëjë sulmet kibernetike më të lehta dhe më të lira.
Moonshot tha se ka hequr nga të dhënat e ststërvitjes materialet që lidhen me sigurinë kibernetike, pa cenuar aftësinë e përgjithshme të programimit. Kompania me seli në Pekin deklaroi se synon të mos publikojë modele open-weight që e shtyjnë kufirin absolut të aftësive kibernetike. Kimi K3.1 Pro e cilëson modelin e saj open-weight më të fuqishëm, të stërvitur me tre trilionë parametra, dhe planifikon t'i publikojë peshat deri më 4 nëntor, gjë që u lejon zhvilluesve të jashtëm ta ekzekutojnë dhe ta modifikojnë në sistemet e tyre. Javën e kaluar qeveria kineze propozoi kontrolle eksporti që do të ndalonin eksportimin e teknologjisë së IA-së për krijimin dhe ndryshimin e softuerit keqdashës dhe do të kufizonin mjetet e IA-së për zbulimin e cenueshmërive, raporton Handelsblatt.