Foto simbolikeMauritiusi mbyll shkollat dhe vendos orën e kufizuar pas trazirave për një të shtënë të policisë
Protestat pas një të shtëne nga policia ndaj një gruaje po tronditin Mauritiusin. Bloomberg flet për trazirat më të rënda në këtë destinacion turistik që nga viti 1999.
Protestuesit dogjën goma dhe bllokuan rrugë të hënën, më 12 tetor, pasi një polic qëlloi dhe plagosi Elodie Thomas teksa kthehej nga puna në një lagje banimi në jug të kryeqytetit. Mediat lokale raportojnë se ndaj rreshterit të policisë është hapur hetim penal, pa dhënë detaje se çfarë çoi te ngjarja. Ministri i Shëndetësisë Anil Bachoo tha se Thomas iu nnënshtrua me sukses një operacioni. Kryeministri Navin Ramgoolam shpalli orën e kufizuar për Port Louis-n dhe qendra të tjera më të mëdha të banuara, nga ora 20:30 e së martës deri në orën 06:00 të së mërkurës. Reuters dhe Bloomberg raportojnë se shkollat u mbyllën përkohësisht, ndërsa Bloomberg shton se punëtorët u nxitën të qëndrojnë në shtëpi. Kabineti i Ramgoolam-it pritet të mblidhet të mërkurën pas dite për të rivlerësuar situatën.