Foto simbolikeRusia godet një urë në Kiev gjatë vizitës së Merzit dhe premton sulme më të ashpra
Kancelari gjerman Friedrich Merz udhëtoi befasisht në Kiev të dielën dhe njoftoi ndihmë të re. Gjatë qëndrimit të tij, një dron rus goditi urën Nordbrücke mbi Dnieper.
Merzi mmbërriti me tren special të dielën, më 4 tetor, në vizitën e tij të dytë në Kiev si kancelar, i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë Katherina Reiche dhe dhjetë sipërmarrës nga mbrojtja dhe energjia. Para rrënojave të Akademisë së Shkencave, e goditur një javë më parë, ai i tha Putinit: „Ndalojeni këtë luftë pa kuptim.“ Berlini është i gatshëm për bisedime, tha ai, por vetëm kur armët të heshtin.
Ndihma dhe dronë përgjues
Sipas Handelsblatt, Gjermania çliron një miliard euro nga fonde buxhetore të miratuara tashmë për armë me rreze të gjatë dhe dronë përgjues, plus 350 milionë euro për riparimin e centraleve. Burime të delegacionit i thanë FAZ-it se do të prodhohen 20.000 dronë përgjues kundër dronëve me motor reaktiv, ndërsa paketa përfshin edhe dronë luftarakë dhe teknologji satelitore. Delegacioni gjerman thotë se u nënshkruan 14 marrëveshje ndërmarrjesh me vlerë 6,6 miliardë euro, kryesisht për armatime.
Përshkallëzimi rus
Një dron goditi urën Nordbrücke mbi Dnieper dhe plagosi të paktën dy persona, sipas zyrtarëve; Merzi ishte rreth pesë kilometra larg, në ambasadën gjermane. Disa orë para mbërritjes së tij, ministria e Jashtme ruse u kishte kërkuar të huajve dhe diplomatëve të largoheshin nga Kievi. Ministria e Mbrojtjes ruse njoftoi sulme më të ashpra ndaj Kievit dhe rajoneve të tjera, duke thënë se po u përgjigjej kërcënimeve të Zelenskyt për të goditur më shumë objekte ushtarake dhe fabrika armësh në Rusi. FAZ shënon se Ukraina tani rrëzon vetëm rreth 60 për qind të dronëve.