Foto simbolikePërmbytjet e Mekongut zhvendosin dhjetëra mijëra njerëz në Myanmar dhe Laos
Ujërat në rritje përgjatë Mekongut kanë nxjerrë nga shtëpitë dhjetëra mijëra njerëz në Myanmar dhe Laos. Komunitetet bujqësore tajlandeze përgjatë lumit po përgatiten për përmbytje të mëtejshme.
Autoritetet paralajmërojnë se reshjet e vazhdueshme e të dendura mund të sjellin përmbytje të tjera të papritura, raportoi South China Morning Post të enjten, 13 gusht. Pamjet ajrore treguan sipërfaqe të gjera toke krejtësisht nën ujë, ndërsa përmbytjet që kalonin nëpër terrenin malor shkatërruan rrugë dhe ura. Pamje të paverifikuara nga Laosi, të transmetuara në televizionet tajlandeze, tregonin masa uji që derdheshin mbi shkarkuesin e një dige, ndërsa banorët prisnin shpëtimin mbi çati. Përpjekjet e shpëtimit në zonat e prekura pengohen nga mungesa e burimeve.
Laosit i mungojnë burimet
Në Laos, një krizë disamujore e karburantit dhe e inflacionit ka bërë që shoqëria civile të mos jetë në gjendje të zëvendësojë ekipet qeveritare të shpëtimit, të mbingarkuara dhe të papajisura mjaftueshëm.
Digat dhe shpyllëzimi në qendër të kritikave
Shirat monsunorë përmbytin çdo vit rajonin, por aktivistët e mjedisit thonë se dëmi rëndohet nga ndryshimi i motit dhe shpyllëzimi, si dhe nga vargu i digave në Mekong e në degët e tij, që ndryshojnë rrjedhën natyrore të ujit dhe kullimin.