Foto simbolikeNigeria ofron lehtësira tatimore për naftën në ujëra të thella për 50 miliardë dollarë investime
Presidenti Bola Tinubu ka miratuar një kuadër lehtësirash tatimore për projektet e naftës dhe gazit në ujëra të thella, i cili synon të tërheqë deri në 50 miliardë dollarë dhe të përshpejtojë projektet e ngecura, raportoi të mërkurën Premium Times. Po atë ditë, rregullatori NUPRC njoftoi se prodhimi i naftës bruto ra me katër për qind në korrik krahasuar me muajin paraardhës, ndërsa mbeti mbi kuotën e Nigerisë në OPEC për muajin e tretë radhazi.
Te botimi