Kompozitorja dhe kritikja e artit, Diana Ziu e ftuat në emisionin ‘Expuls’ foli për këngën e shumë komentuar të Ronela Hajati që na përfaqësoi në Eurovizion dhe nuk arriti të kualifikohej në finale.
Ziu thotë se problemi nis nga bërthama e brendshme e RTSH që sipas saj po çalon së fundmi.
E ndërsa shumë e kanë parë pozitivisht inkuadrimin e regjisores Vera Gragocka në festivalin e fundvitit, ajo ndan tjetër mendim.
Ziu: Si mundet një gazetar, nuk dua të ju fyej, si mund të thuash shyqyr që e mori regjisorja në dorë festivalin dhe shpëtoi vendin për një Festival më të mirë.
Sharka: Jo nuk thashë ashtu.
Ziu: Problemi është se RTSH është i shqiptarëve, është i taksapaguesve, dhe duhet të ketë redaksinë e vet, të ketë njerëz kompetentë, të pyetet drejtori artistik, të ketë muzikantë që mbledhin dhe vendosin për këto këngë. Unë mendoj se RTSH është i popullit, festivali është festë. Për sa kohë jemi taksapagues atje, duhet të ngremë zërin që të bëhen gjërat e duhura me kohë dhe me kohën. Të sillen materiale muzikore nga prefesionistë. Dhe këtu mungon një strukturë e të bërit të gjërave. Dhe struktura fillon nga bërthama e brendshme e TVSH që po çalon kohët e fundit.