Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Itali, ku një 37-vjeçare shqiptare është su lmuar me thikë ndërsa priste djalin para shkollës.
Shqiptarja është identifikuar si Bruna Meuca Hella, ndërsa sipas mediave italiane ajo është su lmuar me thikë përpara shkollës së djalit të saj 10-vjeçar.
Ajo është goditur disa herë me thikë nga një burrë, i cili dyshohet se mund të jetë ish-bashkëshorti.
Bruna banonte pranë shkollës dhe ajo ka shkuar në shtëpinë e saj përpara se të lajmëronte ambulancën. Pavarësisht nxitimit për ta transportuar për në spital, Bruna ka mbërritur e pajetë në duart e mjekëve.
Tashmë agjentët e mjekësisë ligjore janë duke punuar në zbardhjen e ngjarjes së rëndë, rindërtimin e dinamikës së sul mit dhe identifikimin e autorit.