Home Kuriozitete Shokon Brisida Shehaj: Kam vendosur të bëhem nënë e vetme dhe pa...

Shokon Brisida Shehaj: Kam vendosur të bëhem nënë e vetme dhe pa bashkëshort

Ish-drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Brisida Shehaj ishte së fundmi e ftuar te “Rudina” në Tv Klan, ku u rrëfye si kurrë më parë rreth jetës private. Moderatorja e pyeti në lidhje me modelin e saj të gruas në administratë, ku drejtoi për 3 vite.Brisida tha se nuk ka asnjë model frymëzimi të gruas në politikë dhe se ka idhull vetëm nënën e saj.

Ajo u ndal te marrëdhënia e ngushtë me prindërit, me të cilët jeton ende dhe në moshën 38 vjeçare. Rudina e pyeti drejtpërdrejtë nëse një ndër dëshirat e saj është të bëhet dhe vetë nënë. Brisida u shpreh se kjo është dëshira e saj më e madhe, edhe nëse nuk do të ketë një partner në krah. Ajo tha se ka marrë vendimin për të qenë nënë e vetme.

“Është e vetmja dëshirë që kam patur. Sa herë diskutoja me mikeshat e mia të ngushta se thoshin “ti shumë e realizuar, ja i ke të gjitha”, i thosha “ndonjëherë Zoti të jep atë që s’do”. Unë jam nga ato natyra që e kam marrë vendimin për të qenë nënë edhe e vetme, kështu që ndoshta në një të ardhme të afërt  do ta realizoj. Për mua të qenit nënë qëndron përtej një marrëdhënieje. Ajo është një fat që edhe vjen, edhe s’vjen, por t’i heq mundësinë vetes e të qenit nënë nuk kam ndërmend. Shpresoj që të jemi mirë dhe shpresoj që të ndodhë sa më shpejt të bëhem nënë. Të ishte dikush në krahun tim do ishte shumë mirë, por për fat kam një familje që më përkrah në këtë vendim. E kuptoj që do të ketë paragjykime, siç ndodh në rastet kur dikush bëhet nënë, pa një bashkëshort në krah. Por për mua është më e ndershme dhe e moralshme të bësh diçka të tillë, sesa të shtiresh si 80 për qind e çifteve, që hiqen si të lumtur në foto apo dalje”, tha Brisida.

- Advertisement -

Must Read

Konsiderohet si vajza më e bukur në botë, kjo është 6-vjeçarja ruse që ka ‘çmendur’ njerëzit (FOTO)

Ajo është vetëm gjashtë vjeçe por bukuria e dukshme e ka bërë temë në internet. Anastasiya Knyazeva konsiderohet si vajza më e bukur e moshës së saj në botë. Nëna...

E rëndë! Luleshtrydhet shkaktojnë këtë sëmundje shumë të përhapur

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në SHBA po heton dy marka luleshtrydhesh organike të shitura në shumë dyqane ushqimore, për një lidhje të...

Mjafton të pini 2 gota në mëngjes, Ylli Merja tregon sekretin: Kjo metodë do të largojë toksinat nga trupi

Lodhja është reaksion mbrojtës i organizmit, që në këtë mënyrë na bën me dije se e kemi tepruar. Nganjëherë lodhja është përgjigje ndaj problemeve...

Mos e hani asnjëherë pjeprin para se të flini gjumë, mjekët zbulojnë të vërtetën

Pjepri është një nga frutat më të mira për shëndetin e njeriut. Ai përmban shumë fibër dhe ujë, një kombinim që parandalon konstipacionin dhe mirëmban...

Rrëfehet si asnjëherë më parë Rudina, tregon veprimin që bën pasi regjistron emisionin

Rudina Magjistari ishte e ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, ku iu përgjigj me shumë sinqeritet dhe dashuri pyetjeve të fëmijëve. Amari, një...