Home Kuriozitete Donaldi lexon letrën që i dërgoi Agron Llakajt kur ishte në BBV,...

Donaldi lexon letrën që i dërgoi Agron Llakajt kur ishte në BBV, të gjithë shpërthejnë në lot (E PLOTË)

Mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Më lër të flas’ ishte i ftuar aktori i madh i humorit Agron Llakaj, një mik i ngushtë edhe i dy prezantuesve të këtij emisioni, Donaldit dhe Romeos.

Llakaj i ka dhënë mbështetje binjakëve në fillim të rrugëtimit të tyre në aktrim. Donaldi e falenderoi mikun dhe kolegun e tij, ndërkohë që lexoi një letër që i kishte shkruar Agron Llakajt gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Kjo letër nuk shkoi asnjëherë në duart e Gonit dhe unë e sigurova dhe tani do ta lexoj, tha Donaldi:

- Advertisement -

“I dashur Agron, uroj që kjo letër të të gjej mirë. Sot na u dha mundësia t’i dërgonim një letër dikujt që do të donim dhe unë zgjodha që këtë letër të ta dërgoj ty. Më dhe një emocion shumë të fortë ditën që nisa këtë rrugëtim, ato fjalë që më the më dhanë forcë dhe kurajo. Nuk është hera e parë që ti më jep emocione të tilla, ti më ke dhënë emocionin e parë në skenë, e kam përpara syve momentin kur ti thërrite emrin tim dhe unë u ngjita krah teje dhe Romeos në skenë. Romeo ishte i mësuar me skenën, ndërsa unë jo. Isha përpara një publiku duke aktruar krah teje. Të kërkova falje në sy të publikut kur unë si një amator i vërtetë dhe ti me sportivitetit që të karakterizon më nxore nga situata.

Natyrshmëria jote më hoqi emocionet dhe çdo gjë shkoi shumë mirë. Ndoshta ti nuk e mban mend këtë detaje, por unë po. Ka qenë fat për mua që jam rritur krah teje sepse kam mësuar shumë. Ti ke qenë ai njeriu që më ka mësuar që në momentet e mia më delikate që të bëj zgjedhjet e tua. Më kujtohen diskutimet që bënim te zyra jote, unë, ti dhe Romeoja për orë të tëra.

Doja të dija mendimin tënd për gjërat e mia, më vinte natyrshëm të flisja me ty për gjithçka dhe të të tregoja çdo gjë sepse më ofroje afrimitetin e një shoku dhe ngrohtësinë e një prindi. Je njeriu që më ke dhënë dorën në momentet më të vështira të jetës sime dhe për këtë gjë do të të jem mirënjohës gjithë jetën.

Nëse nuk do të ishe ti, ndoshta unë nuk do të isha ky që jam sot. Të dua shumë, të fala nga shtëpia, të do shumë Donaldi”.

- Advertisement -

Must Read

Konsiderohet si vajza më e bukur në botë, kjo është 6-vjeçarja ruse që ka ‘çmendur’ njerëzit (FOTO)

Ajo është vetëm gjashtë vjeçe por bukuria e dukshme e ka bërë temë në internet. Anastasiya Knyazeva konsiderohet si vajza më e bukur e moshës së saj në botë. Nëna...

E rëndë! Luleshtrydhet shkaktojnë këtë sëmundje shumë të përhapur

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në SHBA po heton dy marka luleshtrydhesh organike të shitura në shumë dyqane ushqimore, për një lidhje të...

Mjafton të pini 2 gota në mëngjes, Ylli Merja tregon sekretin: Kjo metodë do të largojë toksinat nga trupi

Lodhja është reaksion mbrojtës i organizmit, që në këtë mënyrë na bën me dije se e kemi tepruar. Nganjëherë lodhja është përgjigje ndaj problemeve...

Mos e hani asnjëherë pjeprin para se të flini gjumë, mjekët zbulojnë të vërtetën

Pjepri është një nga frutat më të mira për shëndetin e njeriut. Ai përmban shumë fibër dhe ujë, një kombinim që parandalon konstipacionin dhe mirëmban...

Rrëfehet si asnjëherë më parë Rudina, tregon veprimin që bën pasi regjistron emisionin

Rudina Magjistari ishte e ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, ku iu përgjigj me shumë sinqeritet dhe dashuri pyetjeve të fëmijëve. Amari, një...