Home Kuriozitete “Të la gjysma jote”, çfarë po ndodh mes Sabianit dhe Ilirit, ndjekësit...

“Të la gjysma jote”, çfarë po ndodh mes Sabianit dhe Ilirit, ndjekësit “shpërthejnë” në komente

Kush do ta mendonte se marrëdhënia e dy ish-konkurrentëve të “Big Brother VIP” do përfundonte pas deklaratave që ata kanë bërë për njëri-tjetrin. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes tyre por një javë më parë këngëtari tha në “Më lër të flasë” se “Vëllai im Iliri ka përfituar më prej meje”.

Kjo deklaratë bëri jo pak bujë pasi dukej se raporti i tyre po shkonte shumë mirë. Nga ana tjetër, Iliri ka zgjedhur të heshtë. Madje heshti edhe për ditëlindjen e Sabianit, ditën e djeshme duke mos e uruar publikisht. Veprimi i tij ka marrë vëmendjen e të gjithëve teksa ata ndiqen ende në rrjetet sociale.

Menjëherë ndjekësit janë ‘vërsulur’ në llogarinë zyrtare të Sabianit në Instagram duke komentuar në postimit e tij të fundit ku ai ka publikuar këngën e re “Loti”. Të shumtë janë njerëzit që nuk e kursejnë ironinë duke shkruar se tashmë kjo këngë është fiks për Ilirin. “E ka bërë për Ilirin se ishin ndarë”– janë komentet mbizotëruese në postim.

- Advertisement -

Dikush tjetër fajëson këngëtarin për deklaratën e bërë madje e akuzon se thjesht ka dashur gjysmën e parave. “Si nuk të erdhi turp me fol për Ilirin. Ke rënë shumë poshtë. Më duket se deshe vetëm gjysmën e parave. E tregove karakterin. Mos mendo se ilirit i bëhet vonë për njerëz si ti. Shkove lëpive te vëllezërit Veshaj dhe ofendove Ilirin. Turp për ty si fëmijë u solle pa pikë logjike”- shkruan personi në fjalë shumë i revoltuar.

Pak a shumë në të njëjtin mendim është edhe një komentuese tjetër që shprehet se: “Më vjen keq të të them Sabian por ti nuk duhet të flisje ashtu para Donaldit. Pikë së pari nuk duhet të ishe në atë emision me armikun e Ilirit. Ja bëre qejfin Donaldit”.

Të tjerë e kanë marrë me sportivitet dhe nuk i kanë kursyer ironitë e batutat si kjo komentuee që shkruan: “Ju kanë bërë magji e shkreta unë. Si nuk të bëri as urim Iliri o Sabian”.

Sabiani ka preferuar të qëndrojë në heshtje duke mos iu përgjigjur askujt.

Kur ishin në “Big Brother VIP” ata u bënë miq të ngushtë dhe ishin të pandarë. Madje fjalia e Sabianit se Ilirit është “100 mijë euroshi im” u bë virale. Teksa balerini vijonte garën, këngëtari bënte ‘fushatë’ për të. Ai takoi prindërit e tij dhe përcolli të bijën në aeroport.

Pasi Iliri doli nga formati ata u shoqëruan shpesh bashkë teksa nuk munguan postimet me njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

- Advertisement -

Must Read

Donaldi lexon letrën që i dërgoi Agron Llakajt kur ishte në BBV, të gjithë shpërthejnë në lot (E PLOTË)

Mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Më lër të flas’ ishte i ftuar aktori i madh i humorit Agron Llakaj, një mik i ngushtë edhe...

E papritur/ Këngëtari i njohur shqiptar i jep fund lidhjes shumëvjeçare

Reperi i Babastars Onati i ka dhënë fund lidhjes. Lajmi është bërë i ditur nga burime për “Prive”. Onati ka qenë në një lidhje shumëvjeçare,...

22 vjet pas vr asjes së babait të saj, Rudina Hajdari flet për familjen Haklaj

Kanë kaluar 22 vjet që nga vrasja e mistershme e Azem Hajdarit, e cila ende vazhdon që të jetë në qendër të vëmendjes së...

Është ndarë nga bashkëshorti i saj? Flet Rudina Hajdari: Është e vështirë! E vërteta është që…

Ish-deputetja demokrate Rudina Hajdari përpiqet që jetën private ta mbajë sa më larg vëmendjes publike. Mirëpo kohë më parë Rudina Hajdari u përfol se është...

Shokon Brisida Shehaj: Kam vendosur të bëhem nënë e vetme dhe pa bashkëshort

Ish-drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Brisida Shehaj ishte së fundmi e ftuar te “Rudina” në Tv Klan, ku u rrëfye si kurrë më parë...