Home Kuriozitete Sëm undja misterioze që po tremb Europën, u zbulua në 1970, sot...

Sëm undja misterioze që po tremb Europën, u zbulua në 1970, sot po rikthehet në disa vende

Lija e majmunit vijon të përhapet. Dy persona të tjerë janë diagnostikuar në Mbretërinë e Bashkuar në raste që nuk lidhen me infe ksionin e mëparshëm, thanë sot ekspertet e shëndetësisë.

Një nga dy personat, pjesë e së njëjtës familje, po trajtohet në spital, tha Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA). Rastet, të cilat janë të tetat dhe të nëntat e konfirmuara në MB, nuk janë të lidhura me rastin e konfirmuar më parë në Angli më 7 maj.

Lija e majmunëve është një infe ksion i rrallë viral që vret një nga dhjetë të infektuarit, por nuk përhapet lehtësisht midis njerëzve. Sëm undja u zbulua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2018 pasi një udhëtar e solli virusin nga Nigeria dhe u përhap te dy persona të tjerë, përfshirë një infermiere. Drejtuesit e shëndetësisë thanë se është e rëndësishme të theksohet se rre ziku i përgjithshëm për publikun e gjerë mbetet ‘shumë i ulët’. Një nga rastet më të fundit në Londër është izoluar dhe aktualisht nuk kërkon trajtim spitalor, tha UKHSA.

- Advertisement -

Simptomat?

Simptomat e para të lisë së majmunit janë ethe, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, dhimbje shpine, ënjtje të nyjeve limfatike, të dridhura dhe lodhje. Mund të zhvillohet një skuqje e lëkurës, e cila ndryshon dhe kalon nëpër faza të ndryshme. Rasti i parë i lisë së majmunit te një njeri u regjistrua në vitin 1970 në Republikën Demokratike të Kongos dhe që atëherë është zbuluar në një numër vendesh të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore.

Shumica e rasteve janë raportuar në DRC dhe Nigeri. Në vitin 2003, sëmundja u zbulua në SHBA kur ndodhi një shpërthim pas importimit të brejtësve nga Afrika. Rastet e para në Mbretërinë e Bashkuar u zbuluan në vitin 2018. Një rast tjetër u zbulua në Londër në dhjetor 2019 dhe dy raste të tjera u zbuluan në Uellsin e Veriut në 2021. Të gjitha rastet mendohej se ishin nga udhëtarët që kishin qenë në Nigeri.

- Advertisement -

Must Read

Donaldi lexon letrën që i dërgoi Agron Llakajt kur ishte në BBV, të gjithë shpërthejnë në lot (E PLOTË)

Mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Më lër të flas’ ishte i ftuar aktori i madh i humorit Agron Llakaj, një mik i ngushtë edhe...

E papritur/ Këngëtari i njohur shqiptar i jep fund lidhjes shumëvjeçare

Reperi i Babastars Onati i ka dhënë fund lidhjes. Lajmi është bërë i ditur nga burime për “Prive”. Onati ka qenë në një lidhje shumëvjeçare,...

22 vjet pas vr asjes së babait të saj, Rudina Hajdari flet për familjen Haklaj

Kanë kaluar 22 vjet që nga vrasja e mistershme e Azem Hajdarit, e cila ende vazhdon që të jetë në qendër të vëmendjes së...

Është ndarë nga bashkëshorti i saj? Flet Rudina Hajdari: Është e vështirë! E vërteta është që…

Ish-deputetja demokrate Rudina Hajdari përpiqet që jetën private ta mbajë sa më larg vëmendjes publike. Mirëpo kohë më parë Rudina Hajdari u përfol se është...

Shokon Brisida Shehaj: Kam vendosur të bëhem nënë e vetme dhe pa bashkëshort

Ish-drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Brisida Shehaj ishte së fundmi e ftuar te “Rudina” në Tv Klan, ku u rrëfye si kurrë më parë...