Home Roze “Pas varrimit u hodha mbi krevatin e saj!” Me lot në sy,...

“Pas varrimit u hodha mbi krevatin e saj!” Me lot në sy, Eli Fara flet për humbjen e madhe

2021 ishte një dhimbje e madhe për këngëtaren Eli Fara, sepse pa ndemia e Cov id-19 i mori nënën. E ftuar në “Rudina” në Tv Klan, artistja e njohur flet për këtë moment të vështirë të jetës, një ngjarje që shënoi vitin më të keq për të.

Në rrëfim, teksa kujton ngjashmërinë që ka me të ëmën, Eli Fara nuk mundet t’i përmbajë lotët. “Nuk pajtohem akoma me idenë që nuk është. Ditën që ndërroi jetë, e përkëdhelja tërë kohës, më dukej sikur e kisha prapë aty para meje në shtëpi siç kisha bërë netë pafund. Pastaj kur bëmë varrimin dhe u ktheva në shtëpi, u hodha mbi krevatin e saj ku kemi gdhirë shumë net bashkë. Nuk di.”, tha ajo.

Rudina: Vitin e kaluar ti je përballur me një ndarje të fortë dhe të dhimbshme nga jeta, siç është mamaja jote, ka humbur jetën. Ke qenë shumë e lidhur me të?

- Advertisement -

Viti që shkoi për mua do të mbetet viti më i keq i jetës sime. Kam qenë shumë e lidhur me mamanë time. Vuajti shumë sepse vuante nga disa sëmundje dhe unë nuk u lodha kurrë me të, isha pranë saj, e ktheja shumë herë nga spitali në shtëpi, edhe atëherë kur ishte e pabesueshme dhe prapë mendoj që ndoshta nuk e kam bërë çdo gjë deri në fund. Mamaja ime për mua është shembulli i gruas, nënës, shoqes, motrës perfekte dhe komplimentin më të bukur dhe më të madh që quaj është kur thonë “sa i ngjan mamasë”.

Absolutisht. Më erdhi keq kur e mësova, por është cikli i jetës, apo jo?
Nuk e di, për mua ndoshta asnjëherë, sa herë që fle ose më del gjumi dhe kur zgjohem më del mamaja ime dhe në njëfarë mënyre nuk e di, më kaplon një kujë.

- Advertisement -

Must Read

Donaldi lexon letrën që i dërgoi Agron Llakajt kur ishte në BBV, të gjithë shpërthejnë në lot (E PLOTË)

Mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Më lër të flas’ ishte i ftuar aktori i madh i humorit Agron Llakaj, një mik i ngushtë edhe...

E papritur/ Këngëtari i njohur shqiptar i jep fund lidhjes shumëvjeçare

Reperi i Babastars Onati i ka dhënë fund lidhjes. Lajmi është bërë i ditur nga burime për “Prive”. Onati ka qenë në një lidhje shumëvjeçare,...

22 vjet pas vr asjes së babait të saj, Rudina Hajdari flet për familjen Haklaj

Kanë kaluar 22 vjet që nga vrasja e mistershme e Azem Hajdarit, e cila ende vazhdon që të jetë në qendër të vëmendjes së...

Është ndarë nga bashkëshorti i saj? Flet Rudina Hajdari: Është e vështirë! E vërteta është që…

Ish-deputetja demokrate Rudina Hajdari përpiqet që jetën private ta mbajë sa më larg vëmendjes publike. Mirëpo kohë më parë Rudina Hajdari u përfol se është...

Shokon Brisida Shehaj: Kam vendosur të bëhem nënë e vetme dhe pa bashkëshort

Ish-drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Brisida Shehaj ishte së fundmi e ftuar te “Rudina” në Tv Klan, ku u rrëfye si kurrë më parë...