Edhe pse në ekran e shohim gjithmonë si një femër të fortë, të pjekur, plot buzëqeshje dhe energji, ashtu si çdo qenie njerëzore, aktorët e humorit kanë dobësitë e tyre. Rudina Dembacaj ka treguar gjithmonë rëndësinë që ka familja në jetën e saj dhe përkushtimin ndaj tyre.
Rreth dy vite më parë, aktorja pësoi një nga humbjet më të mëdha në jetën e saj, atë të babait të saj. Kjo është një tragjedi që Rudina e kaloi me shumë vështirësi dhe dhimbje, duke gjetur forcë tek familjarët e tjerë.
Megjithë kalimin e kohës, ka dhimbje që as nuk harrohet dhe as nuk zvogëlohet. E tillë është humbja e babait për Dembacajn.
Në një intervistë me Jerry-n ka mjaftuar pyetja se çfarë e bën nostalgjike aktoren që kjo e fundit të preket dhe të derdhë lot.
“Për çdo fjali që më thoshte babai. Më mungon shumë. Sidomos në momentet e suksesit, aty më mungon më shumë se kushdo. “Jam i rrethuar nga shumë dashuri dhe njerëz që më mbështesin, por fatkeqësisht askush nuk mundet. zërë vendin e tij sado pak”, përfundoi mes lotësh Rudina.