Home Lajme Cliron rrugët e frymëmarrjes, kjo është bima medicinale që kërkohet shumë nga...

Cliron rrugët e frymëmarrjes, kjo është bima medicinale që kërkohet shumë nga të huajt

Bar njëmijëfletëshi është një bimë medicinale me famë.

Emri botanik i saj është Achillea millefolium ose Mijëfletëshi i Akilit, luftëtarit të pamposhtur dhe guximtar të mitologjisë së vjetër Greke.

Legjendat thonë që Akili e leu trupin e tij me një lëng të prodhuar nga bari i njëmijëfletësisht dhe përfitoi një mburojë natyrale kundër sul meve të armiqve. Ai ishte i pamposhtur përveç se në thembër.

- Advertisement -

Grumbulluesit e bimëve medicinale në Shqipëri e mbledhin këtë bimë kryesisht për eksport, por edhe për kërkesën e tregut vendas. Në Shqipëri njihet me emra Bar mijëfletësh, bar i pezmit, mijëgjethësja, bar noxël (Kruje), ermenë (Libohovë), bishtamith (Orosh).

Mijëfletëshi rritet në gjendje të egër në zonat e ahut, e kullotave alpine, në livadhe me bar e vende të thata dhe është e përhapur në gjithë zonat e Pukës, Dibrës, si edhe në Malësitë Veriore. Kaq i kërkuar është kjo bimë medicinale sa ka patur edhe tentativa për ta mbjellë dhe kultivuar për të përballuar kërkesën e madhe nga tregjet e huaja.

Lulet dhe gjethet e mijëfletëshit mund të konsumohen ose pihen si çaj. Gjethet e freskëta përdoren për të ndaluar gja kderdhjen nga pla gët, trajtuar problemet gastrointestinale, ulur temperaturën dhe përmirësuar qarkullimin e gj akut.

Gjethet e freskëta të kësaj bime mjekësore mund të përtypen si një kurë natyrale kundër dhimbjes së dhëmbit. Shkencëtarët janë të mendimit që kjo bimë mjekësore i bën mirë të gjithë organizmit. Shumë studime të tjera thonë që mijëfletshi përmirëson qarkullimin e gj akut në organet riprodhuese dhe spazmat.

Vlerat e mijëfletëshit

L ufton ba kteret. Mijëfletëshi përmirëson tretjen, parandalon formimin e gurëve të tëmthit dhe arrin të inkurajojë nxjerrjen e infeksioneve nga këto organe nëpërmjet rritjes së frekuencës së urinimit.

Çliron frymëmarrjen. Mijëfletëshi ka një efekt tharës dhe hap rrugët e bllokuara të frymëmarrjes, çliron nga kolla dhe infeksionet e sinozitit.

Kundër alergjive. Mijëfletëshi është shumë i dobishëm kundër alergjive, sidomos me sekrecionet e hundëve, përlotjen e syve që shkaktohet nga myku, pluhuri, poleni dhe pushi. Në rastet e temperaturës, të ftohtit dhe gripit , mijëfletëshi inkurajon djersitjen dhe nxjerrjen jashtë të infeksioneve.

Lu fton inflamacionin. Vajrat esencialë të mijëfletëshit përdoren në trajtimin e reumatizmës dhe së mundjeve të tjera të kyçeve.

Përmirëson tretjen. Mijëfletëshi ndihmon në kurimin e të ftohtit, dhe përmirëson tretjen. Kjo bimë medicinale përmirëson sekretimin e enzimave dhe lëngjeve tretëse duke rritur oreksin dhe rregulluar tretjen.

Mijëfletëshi njihet si një bimë medicinale që përdoret së brendshmi dhe së jashtmi. Bima e plotë, e thatë ose e freskët mund të përdoret, megjithatë sugjerohet që ajo të këputet sapo ka nisur të lulëzojë.

Gjethet e mijëfletëshit mund të hahen të gatuara ose të freskëta. Shija e tyre është e hidhur, por kur kombinohen me sallata shijojnë shumë. Sugjerohet që të përdorni gjethe të freskëta dhe të vogla. Lulet dhe gjethet mund të përdoren edhe në përgatitjen e çajrave aromatikë, ndërkohë që vajrat esencialë që gjenden tek gonxhet i japin shije pijeve të ndryshme.

Çaji i mijëfletëshit është një zgjidhje e përkryer për të ulur ankthin, tensionin e g jakut dhe qetësuar frymëmarrjen.

Receta e çajit të mijëfletëshit

Lulet, gjethet dhe bishtat mblidhen dhe thahen duke krijuar bimën medicinale që ne përdorim. Çaji i mijëfletëshit mund të jetë i hidhur, ndaj mos hezitoni të përdorni mjaltë dhe limon që të përfitoni edhe vitaminën C.

Përbërësit:

1 lugë gjelle me mijëfletësh të tharë, ose 3 gjethe të freskëta

1 filxhan me ujë të vluar

1 lugë çaji me mjaltë

1 copë limon

Udhëzimet

Lëreni mijëfletëshin të qëndrojë në ujë për 10 minuta. Nëse dëshironi mund t’i hiqni gjethet ose ta kulloni lëngun. Shtoni mjaltë dhe/ose limon sipas dëshirës. Përzijeni dhe shijojeni./AgroWeb.org

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Must Read

“Nëse të pyesin për lidhjen çfarë do thuash?”, përgjigjja e Donaldit nuk pritej

Donald Veshaj po i bën lëmsh të gjithë. Aktori i humorit u shfaq i dashuruar me Bora Zemanin, të cilën e puthi dhe i dërgoi...

Donaldi dhe Beatrix prekje e puthje / Bora Zemani merr vendimin e papritur

Kush nuk e kujton pajtimin e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt, pak javë më parë brenda në shtëpi ku u puthën dhe treguan dashurinë...

Historia prekëse: Nëna u kujdes për djalin e saj me aftësi të kufizuara deri kur mbylli sytë në moshën 101-vjeçare

Historia e një nënë që kujdesej për djalin e saj, një person me aftësi të kufizuara, po bën xhiron e rrjetit. Meliah Md Diah u...

Mori një patate, e preu dhe ngjiti një copë të vogël në këmbë, do të befasoheni sapo ta dini arsyen

Patatja nuk është vetëm një ushqim i preferuar, por mund të na ndihmojë edhe në mënyrë terapeutike. Kështu ka ndodhur edhe në rastin e një vajze,...

Tregoi se i është rikthyer tu mori, Dafina Zeqiri i dërgon mesazhin prekës Adriana Matoshit

Aktorja dhe deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, vetëm pak orë më parë njoftoi se i është rikthyer sërish tum ori në...