Home Kuriozitete NASA nis misionin e parë të saj për mbrojtjen e planetit nga...

NASA nis misionin e parë të saj për mbrojtjen e planetit nga asteroidet

NASA dëshiron të mbrojë njerëzimin nga “kërcënimet hapësinore” të tilla si asteroidet kolosale, duke planifikuar të shkaktojë qëllimisht përplasjen e një anije kozmike me asteroidin Dimorphos, e cila do të jetë një provë për të shpëtuar Tokën nga një apokalips i mundshëm i shkaktuar nga një goditje asteroidi, shkruan BBC

Misioni i Agjencisë Amerikane të Hapësirës, DART filloi udhëtimin e tij sot, në mëngjes në orën 08:21 nga baza Vanderberg në Kaliforni me një anije kozmike të Falcon 9 të kompanisë Space X nga Elon Musk.

- Advertisement -

Do të jetë testi i parë i një teknologjie për të parandaluar një asteroid katastrofik. Ndërsa ndonjëherë anije të ndryshme kozmike nuk janë ulur qëllimisht në trupa qiellorë, kjo do të jetë hera e parë që  është bërë qëllimisht.

 Çfarë saktësisht do të bëjë anija kozmike DART?

DART me një shpejtësi prej 24,000 kilometrash në orë do të synojë përdorimin e energjisë kinetike. Diçka që mund të nevojitet në të ardhmen për një asteroid të madh që rrezikon planetin tonë.

Në të njëjtën kohë, DART, 10 ditë para goditjes, do të lëshojë anijen e vogël italiane LICIACube që do t’i afrohet Dimorphos në një distancë prej 55 km dhe me kamerat e saj do të fotografojë “meteoritët” e përplasjes, shkruan abcnews.al

NASA ka zbuluar më shumë se 27,000 asteroidë të madhësive të ndryshme, orbitat e të cilëve janë shumë afër me Tokën.  Pavarësisht përparimeve në zbulimin e asteroideve që herë pas here i afrohen planetit tonë, deri më tani astronomët vlerësojnë se janë zbuluar vetëm 30% deri në 40% të objekteve pranë Tokës me një diametër më shumë se 140 metra .

Pjesë e misionit të SHBA-së do të jetë edhe Agjencia Europiane e Hapësirës (ESA) misioni europian HERA, i cili do të dërgojë një anije kozmike të prodhimit gjerman, të shoqëruar nga dy mikrosatelitë (Milani dhe Juventas kubesat) te Gemini dhe Dimorphos për t’i studiuar më nga afër.

HERA pritet të niset në vitin 2024 dhe të arrijë asteroidin në fund të vitit 2026 .

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Must Read

“Nëse të pyesin për lidhjen çfarë do thuash?”, përgjigjja e Donaldit nuk pritej

Donald Veshaj po i bën lëmsh të gjithë. Aktori i humorit u shfaq i dashuruar me Bora Zemanin, të cilën e puthi dhe i dërgoi...

Donaldi dhe Beatrix prekje e puthje / Bora Zemani merr vendimin e papritur

Kush nuk e kujton pajtimin e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt, pak javë më parë brenda në shtëpi ku u puthën dhe treguan dashurinë...

Historia prekëse: Nëna u kujdes për djalin e saj me aftësi të kufizuara deri kur mbylli sytë në moshën 101-vjeçare

Historia e një nënë që kujdesej për djalin e saj, një person me aftësi të kufizuara, po bën xhiron e rrjetit. Meliah Md Diah u...

Mori një patate, e preu dhe ngjiti një copë të vogël në këmbë, do të befasoheni sapo ta dini arsyen

Patatja nuk është vetëm një ushqim i preferuar, por mund të na ndihmojë edhe në mënyrë terapeutike. Kështu ka ndodhur edhe në rastin e një vajze,...

Tregoi se i është rikthyer tu mori, Dafina Zeqiri i dërgon mesazhin prekës Adriana Matoshit

Aktorja dhe deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, vetëm pak orë më parë njoftoi se i është rikthyer sërish tum ori në...