Pas skenës së rëndë që përjetoi mbrëmjen e djeshme në spektakël, ku humbi ndjenjat, Fifi është shfaqur e penduar kundrejt Sarës.
Teksa po bisedonte me Pajtimin ajo deklaroi se e ka tepruar me sjelljen e saj, por e gjitha ka ardhur si pasojë e dashurisë dhe përkujdesjes për të.
‘’Pas gjithë situatës u ndala dhe logjikova, unë kisha problemin tënd sepse të kam shumë xhan. Mua mu duk sikur Sarah nuk ishte e sinqertë sepse një ditë tha ndryshe dhe ditën tjetër tha ndryshe. Çdokush dashuron ndryshe’’,- tha ajo.
- Advertisement -
Nga ana tjetër Pajtimi i këshilloi këngëtares që të mos bëhet nervoze për të tilla gjëra duke kërcënuar kështu seriozisht edhe shëndetin e saj.
‘’Pse duhet të stresohesh ti? Pse duhet të bëhesh ti keq për të tilla gjëra’’,- tha ai.
- Advertisement -