Home Lajme PLAS SKANDALI/ Eli Fara pagë në administratë, zbulohen 65 udhëtimet me Fatmir...

PLAS SKANDALI/ Eli Fara pagë në administratë, zbulohen 65 udhëtimet me Fatmir Mediun

Një skandal i rëndë po qarkullon në mediat online ditën e sotme për ish-ministrin Fatmir Mediu dhe këngëtaren e njohur shqiptare, Eli Fara. Sipas tyre, këngëtarja Eli Fara ka marrë rrogë dhe fonde nga një post drejtues në administratë falë raporteve me ish-ministrin Fatmir Mediu.

Sipas burimeve nga Thesari i Shtetit, Eli Fara, nga muaji janar 2006, deri në muajin gusht 2009, është paguar në Ministrinë e Mbrojtjes “Drejtore Inovacionesh”. Më pas kur ministri Fatmir Mejdiu, kaloi në postin e radhës, zgjodhi që ta kishte në të njëjtin staf.

Pasi u zgjodh si ministër Mjedisi, e emëroi këngëtaren si “Drejtore të Përgjithshme për Ngrohjen Globale”, shkruan Dita.

- Advertisement -

Përveç rrogës, Fara ka lëvizur disa herë jashtë vendit me pretendimin për “udhëtime pune”. Sipas sistemit “TIMS” të viteve 2006-2013, rezulton se ministri Fatmir Mediu dhe vartësja e tij Eli Fara, në 23 raste kanë udhëtuar bashkë në Amerikë dhe në 42 raste të tjerë sërish bashkë në vendet e Bashkimit Europian, duke marrë kështu edhe paratë e dietave, ndërsa shërbimet e udhëtimeve hiqeshin nga buxheti i shtetit.

Por nuk ndalet këtu! Në artikull shkruhet edhe se gjatë kohës që Fatmir Mediu drejtonte Ministrinë e Mjedisit, i ka dhënë vajzës së saj, Marina Farës një fond për një projekt që e reja kishte nisur. “Rinia e Parqet malore,”-ishte emri i projekti.

Deri më tani asnjë nga palët nuk ka reaguar për të mohuar apo për të sqaruar pozicionin e tyre në gjithë këtë histori.

- Advertisement -

Must Read

Donaldi lexon letrën që i dërgoi Agron Llakajt kur ishte në BBV, të gjithë shpërthejnë në lot (E PLOTË)

Mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Më lër të flas’ ishte i ftuar aktori i madh i humorit Agron Llakaj, një mik i ngushtë edhe...

E papritur/ Këngëtari i njohur shqiptar i jep fund lidhjes shumëvjeçare

Reperi i Babastars Onati i ka dhënë fund lidhjes. Lajmi është bërë i ditur nga burime për “Prive”. Onati ka qenë në një lidhje shumëvjeçare,...

22 vjet pas vr asjes së babait të saj, Rudina Hajdari flet për familjen Haklaj

Kanë kaluar 22 vjet që nga vrasja e mistershme e Azem Hajdarit, e cila ende vazhdon që të jetë në qendër të vëmendjes së...

Është ndarë nga bashkëshorti i saj? Flet Rudina Hajdari: Është e vështirë! E vërteta është që…

Ish-deputetja demokrate Rudina Hajdari përpiqet që jetën private ta mbajë sa më larg vëmendjes publike. Mirëpo kohë më parë Rudina Hajdari u përfol se është...

Shokon Brisida Shehaj: Kam vendosur të bëhem nënë e vetme dhe pa bashkëshort

Ish-drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Brisida Shehaj ishte së fundmi e ftuar te “Rudina” në Tv Klan, ku u rrëfye si kurrë më parë...