Home Roze Gjon's Tears tha se e refuzuan te Festivali i RTSH-së, reagon Alketa...

Gjon’s Tears tha se e refuzuan te Festivali i RTSH-së, reagon Alketa Vejsiu

Gjon Muharremaj, i njohur me emrin e artit Gjon’s Tears, fitoi vendin e tretë mbrëmjen e djeshme në Eurovision ku përfaqësonte Zvicrën. Gjatë një interviste të dhënë për ABC e Pasdites, ai kishte treguar se ka pasur dëshirën që të përfaqësonte Shqipërinë, por organizatorët e Festivalit të Këngës e kanë lënë jashtë pasi ishin plotësuar vendet.

“Më kërkoi këngën për 4 ditë. Edhe ishte hajde apliko dhe pastaj më thirri disa ditë më vonë dhe më tha “Më fal Gjon, jeni 22 kandidatë dhe janë 20 vende. Më fal që nuk të thashë më herët, kemi ardhur shumë vonë tek ty, kënga është frëngjisht. Po ça është edhe më e çuditshme më tha do vish si i ftuar në Festival dhe nuk më ftoj, por s’ka problem”.

Por lidhur me këtë deklaratë ka reaguar edhe Alketa Alketa Vejsiu, e cila drejtonte Festivalin në kohën kur edhe Gjoni donte të merrte pjesë.

- Advertisement -

E kontaktuar nga Anabel.al, ajo e ka pranuar këtë situatë, por duke theksuar se rregullat e Festivalit janë të njëjta për të gjithë.

“Gjoni ka qenë jashtë date atëherë për pranimet, mesa mbaj mend. Unë doja shumë që Gjon të ishte pjesë. Mendoj që është një talent absolut. I kam propozuar të jetë i ftuar si “zërat e të ardhmes”. Ishin bërë zgjedhjet e artistëve dhe ishte jashtë kohe ardhja e këngës dhe për më tepër në frëngjisht. E kam kontaktuar personalisht sepse e konsideroj një talent me një zë dhe stil unik, por ishim jashtë kohe. Procedurat e RTSH-së janë pak rigoroze; kjo nuk vë në diskutim talentin e këtij artisti, të cilit uroj t’ja dëgjoj zërin sa më lart. Nëse do ta ribëja Festivalin, do ta ftoja me kënaqësi”, ka thënë Alketa

- Advertisement -

Must Read

Donaldi lexon letrën që i dërgoi Agron Llakajt kur ishte në BBV, të gjithë shpërthejnë në lot (E PLOTË)

Mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Më lër të flas’ ishte i ftuar aktori i madh i humorit Agron Llakaj, një mik i ngushtë edhe...

E papritur/ Këngëtari i njohur shqiptar i jep fund lidhjes shumëvjeçare

Reperi i Babastars Onati i ka dhënë fund lidhjes. Lajmi është bërë i ditur nga burime për “Prive”. Onati ka qenë në një lidhje shumëvjeçare,...

22 vjet pas vr asjes së babait të saj, Rudina Hajdari flet për familjen Haklaj

Kanë kaluar 22 vjet që nga vrasja e mistershme e Azem Hajdarit, e cila ende vazhdon që të jetë në qendër të vëmendjes së...

Është ndarë nga bashkëshorti i saj? Flet Rudina Hajdari: Është e vështirë! E vërteta është që…

Ish-deputetja demokrate Rudina Hajdari përpiqet që jetën private ta mbajë sa më larg vëmendjes publike. Mirëpo kohë më parë Rudina Hajdari u përfol se është...

Shokon Brisida Shehaj: Kam vendosur të bëhem nënë e vetme dhe pa bashkëshort

Ish-drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Brisida Shehaj ishte së fundmi e ftuar te “Rudina” në Tv Klan, ku u rrëfye si kurrë më parë...