Artistja shqiptare, Rina Balaj, ka filluar të jetë edhe më e pëlqyer nga audienca e gjerë.
Ajo shpesh di të marrë vëmendjen e fansave, përmes postimeve të shumta që shpërndan nga përditshmëria.
Por, kësaj radhe Rina zgjodhi të hap arkivat, për të ndarë me ndjekësit disa imazhe të realizuara vite më parë.
- Advertisement -
Në njërën prej tyre të realizuar në vitin 2001, Balaj shihet tejet e këndshme, derisa e gjitha ishte e veshur me të kuqe.
“Unë në vitin 2001 dhe sigurisht gjithçka me ngjyrë të kuqe”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Postimi i dytë nga këngëtarja ishte shprehur një vit më pas, teksa bukuroshja shihej së bashku me të ëmën.
Ndërkohë kujtojmë se “Rosita” është projekti fundit nga Rina, që u prit jashtëzakonisht mirë nga admiruesit e muzikës së saj.
- Advertisement -