Home Uncategorized “Tirana International Airport” ul tarifën e pasagjerit nga 12.5 në 10 euro...

“Tirana International Airport” ul tarifën e pasagjerit nga 12.5 në 10 euro dhe…






Tirana Intern ational Airport (TIA) do të ulë tarifën e pasagjerit, një hap ky që do të ndikoje edhe në çmimin e biletave, të cilat prej kohësh janë diskutuar si shumë të larta nga të gjithë qytetarët.

Ulja e ta rifës së pasagjerit nga 12.5 Euro në 10 Euro është vendimi i parë që ka marrë TIA dhe që do startojë me ndryshimin e Kontratës së Koncesionit të miratuar në vitin 2004. Si pasojë e kësaj uljeje të tarifës, efekti në uljen e çmimit të biletës së avionit dhe në rritjen e numrit të fluturimeve dhe destinacioneve, do të jetë më se i dukshëm.

Ulja e tarifës vjen pas marrjes në pronësi të aeroportit nga kompania shqiptare Kastrati Group, (e themeluar që në vitin 1990), e cila mori në zotërim 100% të kapitalit aks ionar të TIA-s, pas blerjes së aksioneve nga kompania kineze “Real Fortress Limited”.

- Advertisement -

Si pjesë e ndryshimeve të Kontratës së Koncesionit, TIA njo fton se një paketë e plotë investimesh, të cilat arrijnë një total prej afërsisht 100 milionë Euro do të jetë në vëmendjen e menaxhimit duke patur në fokus, zgjerimin e kapacitetit akomodues të aeroportit me 6 milionë pasagjerë në vit, zgjatimin e pistës, përmirësimin e plotë të infrastrukturës së aeroportit dhe përmirësimin e ndjeshëm të cilësisë së shërbimeve.

Bashkë me uljen e tarifës së pasagjerit, pjesë e paketës së ndryshimit të Kontratës së Koncesionit është edhe liberalizimi i Ground Handling Services (Shërbimet në Tokë) dhe liberalizimi i tregut të karburantit të avionëve që do të sjellë kosto më të ulët në çmimin e këtij karburanti.

“Plani i investimeve nga koncesionari i ri është një plan ambicioz, i cili synon të përmirësojë ndjeshëm operimin në aeroportin “Nënë Tereza” dhe ta shndërrojë Tirana International Airport në një shembull pozitiv në rajon, me një impakt të jashtëzakoshëm në rritjen e turizmit në Shqipëri dhe përmirësimin e lehtësisë së të bërit biznes.

Bashkë me uljen e ta rifës së pasagjerit, pjesë e paketës së ndryshimit të Kontratës së Koncesionit është edhe liberalizimi i Ground Handling Services (Shërbimet në Tokë) dhe liberalizimi i tregut të karburantit të avionëve që do të sjellë kosto më të ulët në çmimin e këtij karbu ranti. Të gjitha këto ndryshime të rëndësishme do kenë një efekt të menjëhershëm në tërheqjen e linjave të tjera “loë cost”, përfshirë Ryan Air, dhe rrjedhimisht do të kenë efekt në uljen e çmimit të biletës që paguajnë udhëtarët e TIA-s. Më tej, me lehtësimin e kushteve të udhëtimit pas pandemisë, këto vendime do të ndikojnë në shtimin e numrit të fl uturimeve dhe destina cioneve“, thuhet në njof timin e TIA.




- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Must Read

“Nëse të pyesin për lidhjen çfarë do thuash?”, përgjigjja e Donaldit nuk pritej

Donald Veshaj po i bën lëmsh të gjithë. Aktori i humorit u shfaq i dashuruar me Bora Zemanin, të cilën e puthi dhe i dërgoi...

Donaldi dhe Beatrix prekje e puthje / Bora Zemani merr vendimin e papritur

Kush nuk e kujton pajtimin e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt, pak javë më parë brenda në shtëpi ku u puthën dhe treguan dashurinë...

Historia prekëse: Nëna u kujdes për djalin e saj me aftësi të kufizuara deri kur mbylli sytë në moshën 101-vjeçare

Historia e një nënë që kujdesej për djalin e saj, një person me aftësi të kufizuara, po bën xhiron e rrjetit. Meliah Md Diah u...

Mori një patate, e preu dhe ngjiti një copë të vogël në këmbë, do të befasoheni sapo ta dini arsyen

Patatja nuk është vetëm një ushqim i preferuar, por mund të na ndihmojë edhe në mënyrë terapeutike. Kështu ka ndodhur edhe në rastin e një vajze,...

Tregoi se i është rikthyer tu mori, Dafina Zeqiri i dërgon mesazhin prekës Adriana Matoshit

Aktorja dhe deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, vetëm pak orë më parë njoftoi se i është rikthyer sërish tum ori në...