Në vit më parë, Aurela Hoxha i surprizoi të gjithë kur zbuloi se ishte bërë nënë për herë të parë. Modelja ishte bërë nënë e një djali më parë por lajmin e zbuloi në qershor. Ndërkohë, ditën e sotme vogëlushi feston përvjetorin e parë të lindjes.
Si rrallëherë, modelja ka ndarë disa fotografi të ëmbla me vogëlushin e saj ndërsa është munduar që të mos zbulojë portretin e tij. Aurela shprehet se ndihet e bekuar me ardhjen në jetë të djalit ndërsa shton “pyes veten se si kam jetuar pa ty”.
- Advertisement -
Një vit jetë! Fryma mamit, pasi të solli zoti në jetën time, fillova të pyes veten si kam jetuar më parë pa ty…Ti i jep kuptim jetës tonë. të dua, të Duam! Faleminderit Zot! Gëzuar ditëlindjen tënde të parë engjëlli im.”, ka shkruar modelja.
- Advertisement -