Home Roze Nesër sytë nga qielli, del “Hëna e zezë”, ndodh eklipsi i pjesshëm...

Nesër sytë nga qielli, del “Hëna e zezë”, ndodh eklipsi i pjesshëm diellor

Adhuruesit e yjeve këtë fundjavë kanë më shumë arsye për t’i mbajtur sytë nga qielli. Hëna e dytë e re e Prillit, e quajtur ‘Hëna e zezë’, do të shihet të shtunën, më 30 prill, 22:22 me orën shqiptare. Sipas NASA-s, Hëna e re do të përkojë me një eklips të pjesshëm diellor, i cili mund të shihet nga njerëzit në Antarktidë dhe pjesë të Amerikës së Jugut.

Eklipsi i pjesshëm diellor nuk do të jetë i dukshëm nga Britania e Madhe apo SHBA, megjithëse mund të shihet përmes një transmetimi të drejtpërdrejtë në internet.

Gjithashtu të shtunën, Afërdita dhe Jupiteri, dy planetët më të ndritshëm në qiell, do të afrohen aq shumë saqë do të duken se gati mund të përplasen, ose do të duken sikur po “puthen”.

- Advertisement -

Çfarë është një hënë e zezë?

Edhe pse nuk është një term i pranuar astronomik, “Hëna e zezë” i referohet një Hëne të re të dytë që shfaqet brenda një muaji. Mund t’i referohet gjithashtu mungesës së një hëne të re në një muaj, ose Hënës së tretë të re në një sezon astronomik me katër hëna të reja.

Një Hënë e tretë e re në një sezon me katër Hëna të reja është një ngjarje mjaft e rrallë; ndodh rreth çdo 33 muaj, afërsisht çdo dy vjet e gjysmë.

Termi “Hënë e zezë” është në kontrast me “Hënën blu”, e cila është hëna e dytë e plotë në një muaj kalendarik.

- Advertisement -

Must Read

Konsiderohet si vajza më e bukur në botë, kjo është 6-vjeçarja ruse që ka ‘çmendur’ njerëzit (FOTO)

Ajo është vetëm gjashtë vjeçe por bukuria e dukshme e ka bërë temë në internet. Anastasiya Knyazeva konsiderohet si vajza më e bukur e moshës së saj në botë. Nëna...

E rëndë! Luleshtrydhet shkaktojnë këtë sëmundje shumë të përhapur

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në SHBA po heton dy marka luleshtrydhesh organike të shitura në shumë dyqane ushqimore, për një lidhje të...

Mjafton të pini 2 gota në mëngjes, Ylli Merja tregon sekretin: Kjo metodë do të largojë toksinat nga trupi

Lodhja është reaksion mbrojtës i organizmit, që në këtë mënyrë na bën me dije se e kemi tepruar. Nganjëherë lodhja është përgjigje ndaj problemeve...

Mos e hani asnjëherë pjeprin para se të flini gjumë, mjekët zbulojnë të vërtetën

Pjepri është një nga frutat më të mira për shëndetin e njeriut. Ai përmban shumë fibër dhe ujë, një kombinim që parandalon konstipacionin dhe mirëmban...

Rrëfehet si asnjëherë më parë Rudina, tregon veprimin që bën pasi regjistron emisionin

Rudina Magjistari ishte e ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, ku iu përgjigj me shumë sinqeritet dhe dashuri pyetjeve të fëmijëve. Amari, një...