Home Kuriozitete E BUJSHME/ Ky emision nuk do të jepet më në Top Channel,...

E BUJSHME/ Ky emision nuk do të jepet më në Top Channel, stafi hedh akuzat e forta ndaj këtij televizioni

Emisioni investigativ “Top Story” nuk do të shfaqet më në Top Channel për shkak të anulimit të emisionit të fundit. “Oligarkët e Rilindjes Urbane” ishte parashikuar të ishte në transmetim të mërkurën, por planet kanë ndryshuar. Stafi njofton se janë ndjerë në presion përgjatë muajve të fundit nga drejtuesit e televizionit, pas largimit të autorit dhe më pas në censurimin edhe të emrit të emisionit.

Postimi i stafit të Top Story:

Top Channel mbyll Top Story!

- Advertisement -

Me keqardhje njoftojmë publikun, se emisionit investigativ #TopStory, i duhet të ndërpresë transmetimin në televizionin kombëtar Top Channel.

Ditën e djeshme, e mërkurë 30 mars 2022, në mënyrë të pashpjegueshme, është njoftuar stafi për anulimin e emisionit me temë “Oligarkët e Rilindjes Urbane”, edhe pse promo kishte tre ditë që ishte transmetuar në Top Channel.

Ky #investigim nxirrte në pah problemet, abuzimet dhe korrupsionin në ndërtimin e qendrave të qyteteve në 8 vitet e fundit.

Në fakt prej disa muajsh, stafi i Top Story është ndjerë nën presion nga drejtuesit, duke nisur që në mënyrën e trajtimit të temave, largimin nga detyra të autorit të emisionit, ndëhyrjet në linjën editoriale, e deri në censurimin e emrit të emisionit.

Duhet theksuar se Top Story është vlerësuar me 4 #çmime ndërkombëtare, dy prej të cilëve nga Bashkimi Europian dhe dy të tjerë nga OSBE.

Top Story nisi transmetimin në 19 Shtator 2018, me një ekip gazetarësh profesionistë, të cilët e tejkalonin informacionin bazë të raportimit.

Ky ekip ka realizuar mbi 100 #dokumentarë duke denoncuar afera të të gjitha llojeve nga konçesionet, kompanitë e mëdha, oligarkë, e deri në nivele zyrtarësh të lartë politikë apo drejtësie që cenojnë interesin publik.

Prej 12 muajsh, Top Story gjithashtu kishte fituar një grant mbështetës nga #BashkimiEuropian, me vlerë 165 mijë euro, për të mbështetur pavarësinë editorial të këtij emisioni investigativ. Edhe programi i patransmetuar ditën e djeshme “Oligarkët e Rilindjes Urbane”, ishte pjesë e financimit te Bashkimit Europian.

E sikur të mos mjaftojnë të gjitha këto, sëfundmi Top Story do t’i hiqej edhe emri i programit, për shkak se do ti jepej një emisioni politik, i diskutueshëm për pozicionimin pro qeverisë.

Në respekt të publikut, stafi i Top Story ju njofton se do të transmetojë të gjitha temat e papublikuara ose të censuruara, në një kanal tjetër komunikimi.

Shihemi së shpejti,

Stafi i Top Story!

- Advertisement -

Must Read

Afërdita shfaqet super e nxeht, tregon gjoksin superseksi!

Afërdita Dreshaj po shijon ende pushimet. Pa djalin e vogël por vetëm me bshkëshortin ajo po kalon ditët më të mira. Së fundmi publikoi një foto...

Reja e Gilit shfaqet superseksi kur del në mbrëmje

Eshtë vera dhe lokalet janë të mbushura më shumë gjatë natës. Duket se edhe reja e Gilit pëlqen të dal kur koha është më e...

Ndryshe nga fotot në internet, Enca na ‘dëshpëron’ me dukjen e saj live!

Enca krenohet me format e saj trupore. Edhe pse ka marrë shumë komente për peshën ajo duket se e ndjen mirë veten keshtu. Por, në Instagram...

Nga bregdeti, Soni Malaj ‘çmend’ ndjeksit me format trupore!

Soni Malaj është kohë të gjatë në skenë. Gjithmonë ka befasur me format e trupi duke u shfaqur si modele. Së fundmi publikoi një foto atraktive...

Me video duke treguar të pasmet Nora shfaqet superseksi!

Nora Istrefi po është aktive së fundmi në Instagram. Ajo publikoi një video ku duket mjaft atraktive. Derisa sillet për të treguar fustanin ajo tregon format...