Home Kuriozitete “Ai është si Don Zhuani”/ Donaldi i hedh ‘grepin’ moderatores së njohur...

“Ai është si Don Zhuani”/ Donaldi i hedh ‘grepin’ moderatores së njohur pas largimit të Beatrixës

Ish-banorja e ‘Big Brother VIP’, Neda Balluku komentoi sot në emisionin ‘Breaking’, zhvillimet më të fundit brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’.

Balluku foli edhe për marrëdhënien që është krijuar mes Egzonës dhe Donaldit. Teksa ky i fundit është ndjerë keq nga largimi i të dashurës, Beatrix, ka qenë moderatorja që i ka qëndruar pranë dhe është kujdesur për të.

Lidhur me këtë, Neda tha se “nuk është bukur për ta thënë, por duket se ka nevojë për një bebysister”.

- Advertisement -

“Gjatë një prime teksa kishte debat me Einxhel, doli se kjo i lante rrobat Donaldit. Gjen këto gocat mesa duket atyre u duket Brad Pitt dhe e ndihmojnë. Nuk e di nëse është për bravo, edhe pse unë nuk i them. Ku ta gjejmë dikë që të na ndihmojë në shtëpi, se ngelëm duke i bërë të gjitha vetë”, tha Neda.

Më pas ish-banorja u shpreh se Donaldi nuk po i jep sinjale Egzonës, por as nuk po e ndalon që ajo t’i qëndrojë pranë.

“Para disa javësh isha e ftuar te emisioni me gazetaren Klotilda Harkën që nuk isha dakord me të, por tani kam ndryshuar mendim. Donaldi është si Don Zhuani, cilado vajzë ti afrohet ose ka interes emocional nga ana e tij ose nga ana e saj.

Donaldi nuk po e ndalon Egzonën, e nuk besoj se është aq naiv sa nuk e kupton. Se ndoshta nuk është ashtu, që të mos i biem në qafë vajzës. Kam dëgjuar se ajo ka marrëdhënie të mira me disa ish-banorë të “Big Brother” dhe e kanë mësuar se si të sillet. Zëdhënëse e heshtur nga ish-banorët, e kanë djegur duke e mësuar kështu. Ka potencial si vajzë”, u shpreh Balluku.

- Advertisement -

Must Read

Donaldi lexon letrën që i dërgoi Agron Llakajt kur ishte në BBV, të gjithë shpërthejnë në lot (E PLOTË)

Mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Më lër të flas’ ishte i ftuar aktori i madh i humorit Agron Llakaj, një mik i ngushtë edhe...

E papritur/ Këngëtari i njohur shqiptar i jep fund lidhjes shumëvjeçare

Reperi i Babastars Onati i ka dhënë fund lidhjes. Lajmi është bërë i ditur nga burime për “Prive”. Onati ka qenë në një lidhje shumëvjeçare,...

22 vjet pas vr asjes së babait të saj, Rudina Hajdari flet për familjen Haklaj

Kanë kaluar 22 vjet që nga vrasja e mistershme e Azem Hajdarit, e cila ende vazhdon që të jetë në qendër të vëmendjes së...

Është ndarë nga bashkëshorti i saj? Flet Rudina Hajdari: Është e vështirë! E vërteta është që…

Ish-deputetja demokrate Rudina Hajdari përpiqet që jetën private ta mbajë sa më larg vëmendjes publike. Mirëpo kohë më parë Rudina Hajdari u përfol se është...

Shokon Brisida Shehaj: Kam vendosur të bëhem nënë e vetme dhe pa bashkëshort

Ish-drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Brisida Shehaj ishte së fundmi e ftuar te “Rudina” në Tv Klan, ku u rrëfye si kurrë më parë...