Home Lajme Mbron trurin, arsyet përse duhet të konsumojmë çdo mëngjes një gotë nga...

Mbron trurin, arsyet përse duhet të konsumojmë çdo mëngjes një gotë nga ky lëng

Me kalimin e moshës ekspertët vënë re një rënie të fortë në aftësitë e të nxënit.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, rreth 40 përqind e njerëzve mbi 65 vjeç vuajnë nga problemet me kujtesën të nxitura nga mosha.

Ekspertët nuk përjashtojnë rolin e faktorëve genetikë, ushqyerjes dhe aktivitetit fizik në humbjen e kujtesës.

- Advertisement -

Megjithatë ata nënvizojnë se mosha është një kontribues kryesor.

Njeriu nuk ka të drejtën e fjalës tek plakja, por ama ai ka rolin kryesor në vendimmarrje kur bëhet fjalë tek aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme.

Kjo e fundit është shumë e thjeshtë.

Mjafton që njeriu të ketë vullnet dhe të përzgjedhë ushqimet e duhura: peshk, yndyrna të shëndetshme, perime dhe fruta.

Një nga frutat më të mira për shëndetin e trurit dhe të gjithë organizmit është shega.

Ky frut dhe lëngu i tij janë jashtëzakonisht të pasur me antioksidantë të cilat shërbejnë si mburojë për trurin.

Të dhënat ku AgroWeb.org bazohet, konfirmojnë se një gotë me lëng shege ka tre herë më shumë antioksidantë se çaji jeshil.

Përmbajtja e antiksidantëve është më e lartë kur lëngu është marrë nga fruti i plotë, pra me gjithë lëkurë.

Çfarë Roli Luajnë Antioksidantët Tek Shëndeti  Trurit

Të dhënat shkencore thonë se antioksidantët parandalojnë radikalet e lira të shkatërrojnë qelizat e trurit.

Truri është i lidhur direkt me zemrën dhe lëngu i shegës bashkë me antioksidantët mbrojnë të dy organet me efikasitet të plotë.

Njerëzit e moshuar që kanë një shëndet të mirë kardiovaskular, kanë një kujtesë më të fortë.

Kjo ndodh sepse truri është në varësi të sistemit kardiovaskular.

Një artikull i publikuar në revistën Neurobiology of Disease, shpjegon se lëngu i shegës ul rre zikun e së mundjes së Alzheimerit.

Kjo gjë ndodh si rezultat i antioksidantëve që ofron shega.

Një tjetër aspekt mirëbërës i shegës është glukoza, të cilën truri e përdor për energji, më shumë se çdo ushqyes tjetër.

Kësisoj nëse ju e pini lëngun e shegës që në mëngjes truri juaj do të marrë energjinë e nevojshme për një ditë të mbarë./AgroWeb.org

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Must Read

Monika Lubonja plas “bo mbën”, zbardhet biseda e fortë me Einxhel: E kam ditur që në fillim!

Aktorja e njohur Monika Lubonja është këtë javë në nonimin së bashku me Arbrin. Njëri prej tyre do të lërë gjatë ditës së nesërme...

Nuk i harron traditat! Miqtë e Bebe Rexhës kërcejnë vallen e Tropojës (video)

Bebe Rexha është një nga vajzat që krenon çdo shqiptar me arritjet e saj artistike, por edhe me dashurinë që tregon herë pas here...

‘Mevlani nr.2’, filluan dedikimet me këngë! Ja cili i përgatit suprizën e bukur Efit

Sot ishte takimi midis Efit dhe Bledit. Bledi ka vite që merret me muzikë dhe i dedikoi Efit disa fjalë të bukura dhe madje...

Lajmi i bujshëm se do të çmimin e madh, shihni se me kë është fans Rama në Big Brother VIP

Reality show “Big Brother Albania VIP” është kthyer në një nga emisionet më të ndjekura dhe më të përfolura në Shqipëri. Me vazhdimësinë e...

Nga shitëse mishi te modele, Beniada tregon sakrificat e jetës së saj: Kam qenë 16 vjeçe kur…

Beniada Nishani, një nga banoret e Big Brother VIP ka zbuluar punën e parë që ka bërë. Në një bisedë me Arbrin, tregoi se...