Home Lajme Një banane para gjumit bën mrekulli në organizmin tuaj

Një banane para gjumit bën mrekulli në organizmin tuaj

Të bësh një sy gjumë nuk mjafton. Gjumi i mirë mbi 7 orë të jep qartësi në të menduar, reflekse të shpejta, humor të mirë dhe organizëm më në formë.

E megjithatë, gjumi nuk vjen sa hap e mbyll sytë dhe ata që arrijnë të flejnë menjëherë na duken si jashtëtokësorë.

Gjatë ditës, kur përballemi me dilemat e ushqyerjes, harrojmë të shqyrtojmë rolin e ushqimeve tek gjumi.

- Advertisement -

Fundja, gjatë ditës, ai na duket shumë i largët.

Më poshtë do të mësoni për ushqimet që duhet të konsumoni dhe nuk duhet të konsumoni për të fjetur mirë.

Ushqimet më të mira që të vënë në gjumë

Bananet

Bananet përmirësojnë gjumin sepse përmbajnë magnez dhe kalium, dy minerale që qetësojnë muskujt.

Bananet përmbajnë edhe karbohidrate që nxisin gjumin.

Qershitë

Qershitë janë të paktat burime natyrale të melatoninës, substanca kimike që ndihmon të kontrollojë orën e brendshme të organizmit.

Pirja e lëngut natyral të qershisë ofron përmirësime të vogla në kohëzgjatjen dhe cilësinë e gjumit, tek njerëzit që vuajnë nga pagjumësia kronike.

Qumështi

Një gotë me qumësht përpara se të flini gjumë rekomandohet nga të gjithë ekspertët.

Qumështi përmban tryptophan, një amino acid i nevojshëm për qetësinë dhe gjumin.

Drithërat e pasuruar

Karbohidratet në veçanti janë të mira për gjumin.

Provoni drithëra të pasuruar me qumësht ose bukë elbi.

Patatja e ëmbël

Patatja e ëmbël përmban karbohidrate komplekse që promovojnë gjumin por edhe kalium që qetëson muskujt.

Ushqimet Më Të Këqija Për Gjumin

Sallamrat dhe salçicet

Përmbajtja stratosferike e yndyrës në këto ushqime mban larg gjumin.

Yndyra stimulon prodhimin e acidit në stomak dhe urthin dhe ju lë pa gjumë.

Vera

Al koli është i tmerrshëm për gjumin.

Ai metabolizohet shpejt në sistem dhe nxit zgjimin disa herë gjatë natës.

Për më tepër, al koli përkeqëson gërrhitjen

Kafeja

Kafeja përmban kafeinë që stimulon sistemin nervor qendror.

Nëse pini kafe në mbrëmje nuk do të jeni në gjendje të flini mirë natën.

Pijet energjike

Pijet energjike përmbajnë shumë kafeinë dhe duhen shmangur edhe nëse synoni t’i pini paradite.

Në shumicën e rasteve, kafeina tek pijet energjike kërkon të paktën tetë orë për tu metabolizuar.

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Must Read

“Nëse të pyesin për lidhjen çfarë do thuash?”, përgjigjja e Donaldit nuk pritej

Donald Veshaj po i bën lëmsh të gjithë. Aktori i humorit u shfaq i dashuruar me Bora Zemanin, të cilën e puthi dhe i dërgoi...

Donaldi dhe Beatrix prekje e puthje / Bora Zemani merr vendimin e papritur

Kush nuk e kujton pajtimin e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt, pak javë më parë brenda në shtëpi ku u puthën dhe treguan dashurinë...

Historia prekëse: Nëna u kujdes për djalin e saj me aftësi të kufizuara deri kur mbylli sytë në moshën 101-vjeçare

Historia e një nënë që kujdesej për djalin e saj, një person me aftësi të kufizuara, po bën xhiron e rrjetit. Meliah Md Diah u...

Mori një patate, e preu dhe ngjiti një copë të vogël në këmbë, do të befasoheni sapo ta dini arsyen

Patatja nuk është vetëm një ushqim i preferuar, por mund të na ndihmojë edhe në mënyrë terapeutike. Kështu ka ndodhur edhe në rastin e një vajze,...

Tregoi se i është rikthyer tu mori, Dafina Zeqiri i dërgon mesazhin prekës Adriana Matoshit

Aktorja dhe deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, vetëm pak orë më parë njoftoi se i është rikthyer sërish tum ori në...