Home Lajme Mënyrat si të trajtoni kolitin duke konsumuar arra, shmangni këto ushqime

Mënyrat si të trajtoni kolitin duke konsumuar arra, shmangni këto ushqime

Koliti ulçeroz është një sëmu ndje inflam atore që prek zorrët dhe rektumin, ku shkakton plagë të ndryshme në pjesën e brendshme të tyre. Koliti shkakton dhimbje, fryrje dhe diarre. Sëm undja ka tendencën të përkeqësohet me konsumin e disa ushqimeve specifike siç janë: fasulet, kafeja, mishi, misri, çokollata, pijet e gazuara dhe qepët. Një studim i universitetit të Teksasit ka zbuluar se arrat ofrojnë një sërë përfitimesh kundër infam acionit të zorrës së trashë dhe rekomandohen kundër kan cerit që prek këtë zonë.

Zbulimet e studimeve në Teksas tregojnë se arrat ofrojnë mbrojtje kundër kolitit, një sëm undje që prek miliona njerëz në botë. Gjatë eksperimenteve të kryera në harkun kohor të dy javëve, studiuesit vunë re se konsumi i arrave nxit riparimin e zonave të dëmtuara nga infla macioni në zorrën e trashë dhe rrallon episodet e kolitit. Ekspertët nënvizojnë se ky zbulim nuk do të thotë që njerëzit që vuajnë nga koliti duhet të konsumojnë sasi të mëdha arrash për të shpëtuar nga ky problem. Sipas tyre, konsumi i arrave duhet të jetë gjithsesi i një niveli mesatar por i vazhdueshëm deri sa të mësohet se cili prej përbërësve aktivë të arrave luf ton infla macionin në zorrën e trashë.

Çfarë Duhet Të Shmangni Nëse Vuani Nga Koliti

- Advertisement -

Ekspertët këshillojnë shmangien e produkteve të mëposhtme nëse vuani nga koliti.

Produktet e bulmetit

Produktet e bulmetit shkaktojnë ose përkeqësojnë simptomat e kolitit. Por kjo nuk do të thotë që duhet të qëndroni larg qumështit. Ekspertët thonë se të pasurit kolit, nuk nënkupton automatikisht intolerancë ndaj laktozës. Kjo e fundit ka shumë të bëjë me sasinë e enzimave të konsumuara të qumështit.

Misri dhe kërpudhat

Misri dhe kërpudhat treten me vështirësi, thonë ekspertët. Pavarësisht intensitetit të përtypjes, misrat sërish arrijnë të shkaktojnë irritim të zorrëve dhe diarre në rastet e njerëzve që vuajnë nga koliti. Ekspertët rekomandojnë shmangien e ushqimeve që treten me vështirësi siç janë misri, kërpudhat, lakra, farat dhe arrorët.

Mishi me dhjamë

Mishi me dhjamë është një produkt që duhet t’i qëndroni larg. Më mirë zgjidhni produkte mishi pa dhjamë sepse ky i fundit arrin të përkeqësojë simptomat. Qoftet, roleja dhe mishra të tjerë të butë e të gatuar mirë treten më lehtë se bifteku.

Erëzat

Erëzat pluhur apo të bluar hollë mund të jenë pjesë e regjimit tuaj ushqimor pa problem. Nëse gatuani me erëza ose barishte të freskëta siç janë piperi kokërr ose majdanozi, sigurohuni që t’i grini ose bluani hollë që të jenë më të tolerueshme për stomakun./AgroWeb

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Must Read

I dha fund lidhjes pas surprizës së trëndafilave? Tea Trifoni merr vendimin drastik

Ajo ka deklaruar se është ndarë nga i dashuri dhe shkak ka qenë xhelozia. Ndonse herë e quan zenke here ndarje duket se marrëdhënia...

Moderatorja e njohur shqiptare tregon situatën e sikletshme që i bëri bashkëshorti: Partneri më çoi me zor tek …

Ditën e sotme në emisionin “Goca dhe Gra” kanë qenë të ftuar partnerët e moderatoreve Fatmës dhe Olesias. Ata kanë qenë të ftuarit e parë...

“Shpëtove nga ajo e s ëmurë mendore”/ Motra e Granitit del me reagimin e papritur për Fifin

Këngëtarja Fifi pësoi kriza paniku kur Granit Cana i tha se i shikon vetëm si motër dhe asnjë gjë më tepër. U desh ndërhyrja...

Vajza e Ardit Gjebreas do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, moderatori e jep vetë lajmin

Vajza e Ardit Gjebreas, Anna Gjebrea do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës për Fëmijë, Eurovision 2021. Ajo është shpallur fituese e Festivalit...

“Ai është i vetmi që ka hyrë pa mik dhe pazare”/ Vëllai i Arditit bën deklaratën e fortë, i kthehet e revoltuar moderatorja e...

Ditën e sotme ishte i ftuar në studion e “Big Brother VIP Fun Club” vëllai i Ardit Çunit, Jetmiri, i cili komentoi debatet e...