Home Kuriozitete Bullizuan një vajzë 8-vjeçare, Dafina Zeqeri reagon ashpër ndaj Albi Nakos dhe...

Bullizuan një vajzë 8-vjeçare, Dafina Zeqeri reagon ashpër ndaj Albi Nakos dhe Erjona Rusit

Ka disa ditë që në rrjete sociale ka qarkulluar një video e një vajze 8-vjeçare, ëndrra e së cilës është të bëhet balerinë, por që është bullizua për peshën e saj.

Vogëlushja po merr pjesë në emisionin “T’ka mami yll”, ku juria e përbërë nga Albi Nako dhe Erjona Rusi kanë bullizuar atë, e që me pas u kritikuan nga publiku.

Një reagim të ash për lidhur me këtë çështje e ka bërë edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, e cila ka publikuar në InstaStory një kritikë publike për Albin dhe Erjonën.

- Advertisement -

Ajo i ka thënë Nakos që ka nevojë për ndihmë, pas kësaj situate.

“Pasi s’po mundem me të bërë tagg…më së pari televizionet të cilët i japin rrast “personave” si ti? Më pas një vend në juri dhe t’i bullizosh fëmijët? Femrat e të tjerë, është e tmerrshme! Ti ke nevojë për ndihmë! Askush tjetër”, ka shkruar Dafina teksa publikuar fillimisht profilin e Instagramit të Albi Nakos.

Këngëtarja më pas ka shpërndarë edhe profilin e gazetares Rusi, e cila në biografinë e saj në Instagram ka të shkruar hashtagët: feministë, udhëtare, adhuruese e librave dhe adhuruese e kafshëve.

“Të gjitha këto hashtage? Dhe këndej e bullizon një fëmijë, Erjona Rusi, seriozisht e ke?”, ka shkruar ajo.

Në lidhje më këtë Erjola ka thënë se ata nuk kanë dashur ta lëndojë 8-vjeçaren duke pohuar që ishte batutë e gabuar.

Tutje ajo shkruan se nuk i kërkon askujt falje përveç prindërve të vogëlushes.

“Liana është çokollata, karamelja, apo edhe puftja që e kam dashur që sa e pashë. Batutë e gabuar ajo që patë në emision? Patjetër që po. Por kurrsesi bullizëm. Nuk do guxoja kurrë të denigroja një fëmijë për asnjë arsye e jo më për shkak të peshës dhe nuk e kam bërë këtë”.

“Këta të fundit duan vetëm që fëmija i tyre të heqë dorë nga këto ushqime ndaj e kanë sjellë në Akademi që të bëhet më e ndërgjegjshme dhe të stërvitet”, shkruan moderatorja në reagimin e saj të gjatë, në Instagram.

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Must Read

Çudit nëna 34-vjeçare/ Pas rritjes së dy fëmijëve ushqen të dashurin me qumësht gjiri

Lana Michaels, nënë e dy fëmijëve i ka çuditur të gjithë me rrëfimin e saj. Sipas “The Sun”, ish-mësuesja thotë se ushqen me gji të...

Kur do të rikthehet në muzikë? Eni Koçi shuan kureshtjen e fansave

Eni Koçi ka disa muaj që nuk ka qenë aktive në muzikë. Projekti më i fundit i këngëtares së njohur është bashkëpunimi me Fisnikët,...

Ndjeni sikur nuk keni pikë fuqie? Arsyeja pse ndodh kjo

Ndiheni të lodhur, nuk keni pikë fuqie dhe keni një ndjesi përgjumjeje? Shpesh, lodhja mund të shkaktohet nga çështjet e lidhura me stilin e...

Në këtë mënyrë do të digjni kalori edhe në gjumë, ja se si të veproni

Kur flemë, trupi ynë pushon dhe rikthen nivelet e tij të energjisë. Megjithatë, gjumi është një gjendje aktive që ndikon si në mirëqenien fizike...

Del lista/ Ja kush janë të famshmit që planifikojnë të udhëtojnë në hapësirë

Dërgimi i njerëzve në hapësirë dikur dukej si një fantazi por kohët e fundit ka pasur zhvillime. Richard Branson dhe Jeff Bezos janë manjatët...