Home Lajme “Nuk kisha arsye marketingu”, Elhaida Dani tregon sakrificat për albumin

“Nuk kisha arsye marketingu”, Elhaida Dani tregon sakrificat për albumin

Qëndrimin disa mujor në Shqipëri, Elhaida Dani e përmbyll me albumin e saj më të fundit, të titulluar “Zanin”.

Elhaida, zëri që ka udhëtuar në shumë kompeticione, e ku pothuajse në të gjitha ka marrë trofeun e parë edhe pse karrierën po e zhvillon në Itali, ka zgjedhur që punën më të madhe dhe të dashur të saj ta lërë aty ku e ka nisur.

“Kam punuar gjithë verën që nga qershori ose më përpara, në studio me Elgit Dodën, Kledi Bahitin dhe Alban Kondin duke krijuar muzikë, tekste. E bëra se e kisha të nevojshme, nuk kisha arsye marketingu. E ndjeva shpirtërisht të nevojshme ta bëja në gjuhën time”, tha këngëtarja.

- Advertisement -

Pesë këngë janë pjesë e Albumit, por për Elhaidën më ta dashurat janë dy. Për publikun ky album vjen si një mozaik për të gjetur aty pjesë që i përgjigjen secilit emocion.

Por, projektet e saj në të ardhmen janë shumë.

“Projekti i parë që do të ndaloj do të jetë në Kore në nëntor të këtij viti. Do të rikthehem në dhjetor në Shqipëri dhe në shkurt do jem sërish në Itali për projekte të reja”, tregoi ajo.

Megjithëse prej pesë vitesh, Elhaida ka prekur skenat më të rëndësishme teatrore, nën rolin e Esmeraldës në veprën “Notre Dame de Paris”, që këngëtarja premton ta sjellë edhe në Shqipëri.

Megjithatë, për të nuk ka qenë e lehtë për të ardhur në ditën dhe sukseset që ajo po korr tani. Vite dedikim dhe krejt e vetme, larg shtëpisë së fëmijërisë dhe vendit fort të dashur, ajo zgjodhi të ndërtonte ëndrrën e saj.

“Në të gjithë këto eksperienca kam qenë, pothuajse gjithmonë vetëm. Sado që kam krijuar lidhjet e mia, miqësitë e mia në të gjithë botën dhe jam shumë krenare për të, lu ftoj për t’u rritur në karrierë, në mënyrë sa më të pastër, pa kompromise dhe doja t’ia thosha çdo vajze shqiptare: që mundesh”, përfundoi këngëtarja.

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Must Read

I dha fund lidhjes pas surprizës së trëndafilave? Tea Trifoni merr vendimin drastik

Ajo ka deklaruar se është ndarë nga i dashuri dhe shkak ka qenë xhelozia. Ndonse herë e quan zenke here ndarje duket se marrëdhënia...

Moderatorja e njohur shqiptare tregon situatën e sikletshme që i bëri bashkëshorti: Partneri më çoi me zor tek …

Ditën e sotme në emisionin “Goca dhe Gra” kanë qenë të ftuar partnerët e moderatoreve Fatmës dhe Olesias. Ata kanë qenë të ftuarit e parë...

“Shpëtove nga ajo e s ëmurë mendore”/ Motra e Granitit del me reagimin e papritur për Fifin

Këngëtarja Fifi pësoi kriza paniku kur Granit Cana i tha se i shikon vetëm si motër dhe asnjë gjë më tepër. U desh ndërhyrja...

Vajza e Ardit Gjebreas do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, moderatori e jep vetë lajmin

Vajza e Ardit Gjebreas, Anna Gjebrea do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës për Fëmijë, Eurovision 2021. Ajo është shpallur fituese e Festivalit...

“Ai është i vetmi që ka hyrë pa mik dhe pazare”/ Vëllai i Arditit bën deklaratën e fortë, i kthehet e revoltuar moderatorja e...

Ditën e sotme ishte i ftuar në studion e “Big Brother VIP Fun Club” vëllai i Ardit Çunit, Jetmiri, i cili komentoi debatet e...