Home Kuriozitete Inaugurimi i TKBO, Inva Mula e revoltuar: Ja pse nuk e pranova...

Inaugurimi i TKBO, Inva Mula e revoltuar: Ja pse nuk e pranova ftesën, nuk ua fal që s’bënë homazhe për prindërit e mi!

Sopranoja me famë botërore, Inva Mula mungoi në inaugurimin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit të rikostruktuar. Mula tha se Ministria e Kulturës i kishte bërë ftesë për të qenë e pranishme në inaugurim por nuk pranoi pasi ftesa i ishte dërguar si spektatore.

Në një intervistë për gazetaren Mira Kazhani, Mula ka deklaruar se TKOB duhet të drejtohet nga një profesionist i huaj, duke shfaqur në mënyrë indirekte marrëdhëniet e ftohta me drejtuesen e këtij institucioni, Zana Çelën.

Mula pati pakënaqësi nga nata e inaugurimit ku tha se në të nuk u fol për prindërit e saj që kanë lënë një gurë të rëndësishëm në historinë e atij institucioni duke thënë se histori shkruhet nga njerëz të cilët ose nuk e njohin, ose janë dashakeqës.

- Advertisement -

“TKOB duhet ndoshta të drejtohet nga një profesionist, i huaj. Edhe mos aludoni këtu se vetëm unë nuk e bëj atë gjë, për arsyen se kam akoma gjëra për të bërë. Nuk e them për veten time. Teatri duhet të mbahet nga profesionistë. Jam ftuar si spektatore, dhe nga Ministria e Kulturës si spektatore, por nuk e kam pranuar. Nuk mund të jem spektatore. Inva nuk mund të jetë spektatore. Unë mund të isha edhe 99 vjeç, prapë nuk do isha spektatore në një ngjarje të tillë. Se nuk ishte vetëm hapja e rinovimit të teatrit, por përkonte me një përvjetor të teatrit. Ky teatër ka një histori. Ky teatër ka një memorie e cila rëndon mbi supet e shumë artistëve. Po një peshë, një gur i rëndësishëm në këtë memorie është familja Mula aty brenda. Nuk bëhet fjalë për Invën. Bëhet fjalë për Nina dhe Avni Mulën. Nuk e di, por paskam bërë shumë mirë që s`kam qenë dhe si spektatore, pasi aty nuk është folur për prindërit e mi. Atje nuk ka dalë një imazh i premierës të Invës 22-vjeçare me Traviatën, që kam thyer të gjitha rekordet. Deri atëherë nuk kishte ndodhur një gjë e tillë. Domethënë, në qoftë se historia në Shqipëri do shkruhet nga njerëz të cilët ose nuk e njohin, ose janë dashakeqës”, tha Mula.

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Must Read

I dha fund lidhjes pas surprizës së trëndafilave? Tea Trifoni merr vendimin drastik

Ajo ka deklaruar se është ndarë nga i dashuri dhe shkak ka qenë xhelozia. Ndonse herë e quan zenke here ndarje duket se marrëdhënia...

Moderatorja e njohur shqiptare tregon situatën e sikletshme që i bëri bashkëshorti: Partneri më çoi me zor tek …

Ditën e sotme në emisionin “Goca dhe Gra” kanë qenë të ftuar partnerët e moderatoreve Fatmës dhe Olesias. Ata kanë qenë të ftuarit e parë...

“Shpëtove nga ajo e s ëmurë mendore”/ Motra e Granitit del me reagimin e papritur për Fifin

Këngëtarja Fifi pësoi kriza paniku kur Granit Cana i tha se i shikon vetëm si motër dhe asnjë gjë më tepër. U desh ndërhyrja...

Vajza e Ardit Gjebreas do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, moderatori e jep vetë lajmin

Vajza e Ardit Gjebreas, Anna Gjebrea do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës për Fëmijë, Eurovision 2021. Ajo është shpallur fituese e Festivalit...

“Ai është i vetmi që ka hyrë pa mik dhe pazare”/ Vëllai i Arditit bën deklaratën e fortë, i kthehet e revoltuar moderatorja e...

Ditën e sotme ishte i ftuar në studion e “Big Brother VIP Fun Club” vëllai i Ardit Çunit, Jetmiri, i cili komentoi debatet e...