Home Roze Ledri Vula dhe Faton Shoshi i japin fund “arm iqësisë”? Kjo foto...

Ledri Vula dhe Faton Shoshi i japin fund “arm iqësisë”? Kjo foto zbulon gjithçka

Për gati 5 vite, Ledri Vula i besoi karrierën e tij ish-menaxherit Faton Shoshi. Ishte ky i fundit ai që vendoste datat e koncerteve për Ledrin dhe menaxhonte çdo dalje të reperit në intervista. Madje ata të dy kishin dhe një miqësi të fortë me njëri-tjetrin përtej punës që i bashkonte. Ledri dhe Fatoni i drejtoheshin gjithmonë njëri-tjetrit si “vëlla” edhe në postimet në rrjete sociale e thuajse gjithë kohën e pushimet i kalonin bashkë.

Por në vitin 2019-të gjithçka ndryshoi kur ata vendosën të ndanin rrugët me njëri-tjetrin për të mos punuar më bashkë. Pas kësaj në media u përfol se ata të dy i kishin dhënë fund miqësisë dhe kjo ishte arsyeja e ndërprerjes së punës. Nga ana tjetër Fatoni u shpreh asokohe se donte të bënte një pushime, por ata të dy nuk u panë më në shoqërinë e njëri-tjetrit e nuk postonin më foto në rrjete sociale. Këto fakte i shtuan akoma më shumë dyshimet për prishjen e raporteve të tyre.

Mirëpo duket se Ledri dhe Fatoni e kanë lënë pas të shkuarën dhe janë ribashkuar sërish, të paktën si miq. Së fundmi, në rrjete sociale po qarkullon një foto në të cilën Ledri dhe Fatoni shihen bashkë me një grup shoqëror në një lokal. Thuhet se ata janë parë bashkë në jug të Shqipërisë dhe për këtë arsye mendohet se kanë rregulluar raportet. Sot Ledri menaxhohet nga Enis Fetahu dhe nuk e dimë nëse Fatoni mund të marrë sërish rolin e menaxherit për të, por të paktën dy djemtë i janë rikthyer miqësisë së vjetër me njëri-tjetrin.

- Advertisement -

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Must Read

Ky frut ofron shëndet të mirë nëse e konsumoni çdo ditë

Një nga arsyet që ne duam më shumë muajt e ftohtë të vitit janë avokadot e pjekura me shijen e tyre të pasur dhe...

Si e kontrollon një burrë gruan? Do habiteni nga ky shkrim

Një grua ka nevojë për mbështetjen dhe inkurajimin e partnerit të saj në jetën e saj të punës si ajo, ku ajo i siguron...

“Erdhi një person me rroba civile”, Angela Martini rrëfehet për TV rumune: Nuk haja kur kapën burrin

Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini, ka treguar për herë të parë periudhën e vështirë që përjetoi në momentin kur bashkëshorti i saj Dragos...

Lidhja treshe, pendohet Egla Harxhi? Ngre gishtat e mesit, ç’ndodhi në program

Përdorimi i medias sociale nga mosha të ndryshme është kthyer shqetësim për shoqërinë duke sjellë edhe incidente mes të rinjve. Referuar rastit të Kozakut,...

Aktorja e njohur turke shpallet gruaja më e bukur në botë për vitin 2021

Aktorja e njohur turke, Hande Erçel, është zgjedhur gruaja më e bukur në botë për vitin 2021, sipas një sondazhi të bërë pak ditë...