Home Kuriozitete Kremi kundër diellit, cilët janë përbërësit e dëmshmëm

Kremi kundër diellit, cilët janë përbërësit e dëmshmëm

Ekspozimi i tepërt dhe i pambrojtur ndaj diellit është një nga faktorët kryesorë të plakjes së parakohshme dhe dëm timeve të forta të lëkurës.

Aplikimi i solucioneve të duhura kundër diellit është hapi i duhur për të mbrojtur lëkurën.

Megjithatë, një proces i tillë kërkon kujdes, sepse gabimet në aplikimin e këtij sistemi mbrojtës mund të bëjnë më shumë dëm.

- Advertisement -

Ajo që duhet të dimë është se dielli e ndihmon organizmin të prodhojë vitaminën D3, që është thelbësore për sistemin imunitar, humorin dhe l uftën kundër qelizave të dëm shme.

Rrjedhimisht ekspozimi në diell duhet të jetë i ekuilibruar dhe i sigurtë.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për gabimet që mund të jeni duke bërë në dëm të lëkurës.

Mbrojtje Natyrale Apo Toksike?

Tregu është i stërmbushur me solucione kundër rrezeve ultravjollcë të diellit.

Shumica prej tyre ofrojnë një kokteil toksik substancash kimike që e dëmtojnë lëkurën.

Sipas ekspertëve të fushës, mbi 75% e të gjithë kremërave të shitur në tregun global përmbajnë toksina.

Substancat toksike në kremërat kundër diellit, të cilat mund t’i verifikoni edhe në solucionin tuaj janë në këtë listë:

  • Paraben
  • Acid Para amino benzoic
  • Octyl salicyclate
  • Cinoxate
  • Phenylbenzimidazole
  • Homosalate
  • Menthyl anthranilate
  • Octocrylene
  • Oxybenzone
  • Methoxycinnamate
  • Dioxybenzon

AgroWeb.org rekomandon aplikimin e produkteve natyrale ose me bazë mineralesh të cilat nuk shkaktojnë d ëme dhe as alergji.

Solucionet Spërkatëse Kundër Diellit

Këto solucione mbartin rreziqe të fshehura.

Sipas ekspertëve, përbërësit e këtyre spërkatësve ja në dëmtues për shëndetin nëse kalojnë në rrugët e frymëmarrjes.

Koha E Aplikimit Të Kremit

Kremi kundër diellit duhet vendosur në lëkurë përpara se të dilni nga shtëpia.

Shumë njerëz presin deri sa të shkojnë në pishinë ose në plazh që të vendosin kremin mbrojtës dhe e bëjnë atë gjithnjë në nxitim e sipër.

Aplikimi I Kremit Vetëm Gjatë Qëndrimit Jashtë

Rrezet e diellit prekin lëkurën edhe kur njeriu është në timon ose i ulur pranë një dritareje.

Rrjedhimisht, kremi kundër diellit duhet aplikuar çdo ditë rregullisht.

Kujdes me Buzët

Shumë njerëz shpenzojnë kohë, para dhe energji për të siguruar një mbrojtje sa më të mirë të trupit nga dielli dhe harrojnë buzët.

Edhe ato kanë nevojë për mbrojtje nga rrezet e dëmshme të diellit.

Nuk Duhen Mbajtur Shpresat Vetëm Tek Kremi

Kremërat nuk janë të vetmit që ofrojnë një mburojë të konsiderueshme ndaj rrezeve ultravjollcë.

Sigurohuni që të mbani kapele.

Gjatë orëve më të nxehta të ditës, qëndroni në hije.

Ushqehuni me produkte që rrisin rezistencën e trupit ndaj rrezeve ultravjollcë.

Këto ushqime janë barishtet, boronicat, çaji i bardhë, rrushi i kuq, salmoni, bajamet, shpargu, farat e kungullit, specat dhe karrotat.

Dielli është një mik i shëndetit dhe humorit, por gjatë ditëve të nxehta të verës duhet të mbrohemi  mirë ndaj tij që mos të kthehet në armik./AgroWeb.org

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Must Read

“Në autobus kishte edhe fëmijë”, drejtori i Mbrojtjes Civile zbardh ak sidentin tragjik në Kroaci

Aksi denti tragjik në Kroaci i autobusit me targa të Kosovës ka rezultuar fa tal për 10 pasagjerë, ndërsa 45 të tjerë janë pl...

Dhimbje e madhe, aksid entohet autobusi në Kroaci, 10 kosovarë humbin jetën

Një aksi dent tragjik është regjistruar ditën e sotme në autostradën “Slavonski Brod”, në Kroaci, ku një autobus me targa të Kosovës ka dalë...

61-vjeçari hyn në shtëpinë e të moshuarës dhe tenton ta përdh unojë

Momente tm erri ka përjetuar një 80-vjeçare në Athinë, pasi komshiu i saj 61-vjeçari me origjinë shqiptare i dehur hyri në shtëpinë e saj...

Modelja tregon tatuazhin e fshehtë që mund të shohë vetëm burri i saj

Modelja gjermane e tatuazheve Juliane Förster ka folur hapur së fundmi për fansat e saj të shumtë, mbi vizatimet që ka bërë në trupin...

“Djali i shqiponjave”, Anwar Hadid ju tregon të huajve për Skënderbeun

Dua Lipa prej dy ditësh ndodhet në Shqipëri. Artistja me famë ndërkombëtare zhvilloi takime ditën e djeshme me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe...