Home Lajme Çfarë është Kurban Barjami dhe ushqimet që s’duhet t’i lini pa gatuar...

Çfarë është Kurban Barjami dhe ushqimet që s’duhet t’i lini pa gatuar për familjen tuaj

Festa e Kurban Bajramit është një nga 2 festat më të rëndësishme në kalendarin e festave të besimtarëve muslimanë. Në besimin islam, Kurban Bajram përfaqëson gatishmërinë e Ibrahimit të flijojë të birin si tregues i nënshtrimit të tij ndaj zotit. Emërtimi “Kurban Bajrami” në gjuhën shqipe është huazim nga turqishtja – Kurban Bayramı, që do të thotë “Festa e Flijimit”.

Nëse e mbledhim me fjalë të thjeshta, Kurban Bajrami është dita ku mposhtet nepsi dhe makutëria e njeriut. Shqiptarja.com ju sjell disa nga ushqimet që s’duhet të mungojnë në tavolinën tuaj për këtë festë.

Mëngjesin e Kurban Bajramit, të gjitha amvisat, kryefjalë të tavolinës festive kanë mishin. Mishi është parësor në çdo tavolinë.

- Advertisement -

Mishi nga kafsha e flijuar, ndahet në tre pjesë: Familja mban një të tretën; një e treta tjetër jepet për të afërmit, shokët dhe fqinjët; ndërsa një e treta e mbetur u ndahet të varfërve dhe nevojtarëve. Mishi mund të jetë i pjekur në furrë me patate ose thjesht i gatuar për t’u vendosur në anë të pjatës me orizin e gatuar.

Pjata e dytë që nuk mungon është supa. Supë e thjeshtë, me lëngë mishi, vezë limon, miell e pak erëz. Një tjetër gatim tipik i kësaj feste është byreku, që mund ta gatuani me lakra, vezë, kos ose djathë.

Sallatat janë të çdo shumëllojshme dhe siç të keni ju dëshirë, me perime dhe zarzavate. Ëmbëlsira më e mirë e kësaj feste është revanija, një ëmbëlsirë turke, por e gatuar me mjeshtëri edhe nga gratë shqiptare.

Mos harroni se në tavolinën e Kurban Bajramit s’duhet të ketë mish derri apo alkool! Festë të mbarë!

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Must Read

“Në autobus kishte edhe fëmijë”, drejtori i Mbrojtjes Civile zbardh ak sidentin tragjik në Kroaci

Aksi denti tragjik në Kroaci i autobusit me targa të Kosovës ka rezultuar fa tal për 10 pasagjerë, ndërsa 45 të tjerë janë pl...

Dhimbje e madhe, aksid entohet autobusi në Kroaci, 10 kosovarë humbin jetën

Një aksi dent tragjik është regjistruar ditën e sotme në autostradën “Slavonski Brod”, në Kroaci, ku një autobus me targa të Kosovës ka dalë...

61-vjeçari hyn në shtëpinë e të moshuarës dhe tenton ta përdh unojë

Momente tm erri ka përjetuar një 80-vjeçare në Athinë, pasi komshiu i saj 61-vjeçari me origjinë shqiptare i dehur hyri në shtëpinë e saj...

Modelja tregon tatuazhin e fshehtë që mund të shohë vetëm burri i saj

Modelja gjermane e tatuazheve Juliane Förster ka folur hapur së fundmi për fansat e saj të shumtë, mbi vizatimet që ka bërë në trupin...

“Djali i shqiponjave”, Anwar Hadid ju tregon të huajve për Skënderbeun

Dua Lipa prej dy ditësh ndodhet në Shqipëri. Artistja me famë ndërkombëtare zhvilloi takime ditën e djeshme me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe...