Home Roze Mollë sherri për Andin dhe Jasminën? Diona Fona flet për herë të...

Mollë sherri për Andin dhe Jasminën? Diona Fona flet për herë të parë si qëndron e vërteta

Kënga “Sheqer” e Diona Fonës është komentuar gjerësisht dhe shkak padyshim ka qenë edhe konkurrenti i Përputhen Andi Artani, i cili është protagonisti në klipin e këngëtares.

Vlen të rikujtojmë se pjesëmarrja e tij në klipin e Dionës ka shkaktuar zënka mes Andit dhe Jasminës asokohe, e cila kjo e fundit e ka shfaqur hapur xhelozinë.

Mbrëmjen e kësaj të shtune në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun ka qenë e ftuar Diona Fona, e cila ka folur për këngën e saj më të fundit “Fire”, por ndër të tjera nuk ju shpëtoi pyetjeve edhe në lidhje me këtë histori që është përfolur shumë.  Diona theksoi se mes tyre ka patur një bashkëpunim profesional dhe asgjë më shumë, ama nuk e mohoi që Andi i plotëson kriteret për mashkullin që Diona kërkon të ketë në krahë.

- Advertisement -

Pjesë nga intervista:

Diona Fona: I kam dëgjuar këto lajme, më kanë rënë në vesh.

Jonida Shehu: Je shqetësuar për këto lajme?

Diona Fona: Jo aspak fare.

Jonida Shehu: Nuk ndihesh keq që je bërë preteks të ndahet një çift?

Diona Fona: Çka duket në televizion, nuk është e vërteta. Gjithmonë duhet të lesh hapësirë që të mendosh që është ndryshe historia. Nuk është që edhe i kam përcjellë. Ata si çift nëse kanë vendosur që të ndahen, kanë vendosur që të ndahen për arsyet e veta. Unë nuk kam lidhje. Unë kam pasur bashkëpunim profesional. E kam marr si model, si aktor në spot edhe kaq.

Jonida Shehu: Në një rrethanë tjetër, në një kohë tjetër, nëse nuk do kishim të bënim me këtë bashkëpunimin profesional, mund të ishte Andi steriotipi i një djali që mund t’i pëlqente Dionës?

Diona Fona: Andi është shumë i mirë në të gjitha aspektet dhe kam shumë respekt për të. Është shumë djalë i mirë. Mendoj që e ka menaxhuar situatën shumë mirë. Po more, pse jo. Ka sene shumë të mira të një djali, s’i dihet. (duke qeshur).

Jasmina dhe Andi kanë qenë prej javësh të tëra një ndër çiftet më të komentuar të këtij edicioni të dytë të “Për’puthen”. Ata rrëmbyen vëmendjen e publikun që me takimin e tyre të parë, ku shfaqën afrimitet të madh me njëri-tjetrin. Më tej, Jasmina befasoi me vendimin e papritur në “Për’puthen Prime”, teksa u çua dhe i dhuroi Andit një puthje në buzë në mes të studios.

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Must Read

Çudit nëna 34-vjeçare/ Pas rritjes së dy fëmijëve ushqen të dashurin me qumësht gjiri

Lana Michaels, nënë e dy fëmijëve i ka çuditur të gjithë me rrëfimin e saj. Sipas “The Sun”, ish-mësuesja thotë se ushqen me gji të...

Kur do të rikthehet në muzikë? Eni Koçi shuan kureshtjen e fansave

Eni Koçi ka disa muaj që nuk ka qenë aktive në muzikë. Projekti më i fundit i këngëtares së njohur është bashkëpunimi me Fisnikët,...

Ndjeni sikur nuk keni pikë fuqie? Arsyeja pse ndodh kjo

Ndiheni të lodhur, nuk keni pikë fuqie dhe keni një ndjesi përgjumjeje? Shpesh, lodhja mund të shkaktohet nga çështjet e lidhura me stilin e...

Në këtë mënyrë do të digjni kalori edhe në gjumë, ja se si të veproni

Kur flemë, trupi ynë pushon dhe rikthen nivelet e tij të energjisë. Megjithatë, gjumi është një gjendje aktive që ndikon si në mirëqenien fizike...

Del lista/ Ja kush janë të famshmit që planifikojnë të udhëtojnë në hapësirë

Dërgimi i njerëzve në hapësirë dikur dukej si një fantazi por kohët e fundit ka pasur zhvillime. Richard Branson dhe Jeff Bezos janë manjatët...