Home Kuriozitete Nuk ju zë gjumi, me këto mënyra do gjeni zgjidhjen që kërkoni

Nuk ju zë gjumi, me këto mënyra do gjeni zgjidhjen që kërkoni

Disa netë ju duket sikur nuk mund ta pushoni trurin në mënyrë që më në fund t’ju zërë gjumi. Gjasat janë që të jeni duke analizuar ditën që keni kaluar duke parashikuar se si do të shkojë dita që ju pret përpara. Ndodh edhe që t’ju rikthehen kujtimet e diçkaje shumë të vjetër dhe që për një arsye apo një tjetër dikur ju ka vënë shumë në siklet. Mund të jetë edhe ndonjë kujtim i periudhës së gjimnazit që është akoma dhe më keq. Sa qejf!

Vazhda e mendimeve mund të jetë shenjë e një gjendjeje serioze mendore si ankthi. Por këto netë u ndodhin të gjithëve një herë në kaq kohë dhe ndërkohë që jemi të rritur mjaftueshëm për të mos na thënë përralla përpara gjumit, nuk jemi më të sigurtë se çfarë mund të bëjmë. Nuk ekziston vetëm një mënyrë që të jetë efektive për të gjithë. Por kemi përmbledhur këshillat e ekpertëve të gjumit. Mund t’ju hyjnë në punë herën tjetër që do të ndiheni pa gjumë.

Hutojeni veten me lista mendimesh boshe.

- Advertisement -

“Kriteri absolut për të bërë gjumë të rehatshëm është një mendje e qetë. Mendoni për diçka tjetër që nuk lidhet me mendimet që po ju shqetësojnë. Mund të jetë gjithçka, por jo shumë e rëndësishme. Nëse jeni një person që i pëlqen shumë koncertet apo festivalet e muzikës, cilat mendoni se do të ishin mendimet tuaja qetësuese? – Neil Stanley, ekspert i gjumit

Përpiquni të qendroni zgjuar.

“Të menduarit për gjumin dhe të shpresuarit se do të ndodhë është sekreti për të qendruar zgjuar. Këtu ndodhin mendimet paradoksale. Nëse i jepni vetes instruksione paradoksale për të qendruar zgjuar, gjasat janë që të flini më rehat. Nëse gjeni rehat me idenë e të qendruarit zgjuar, stresi në lidhje me faktin që nuk mund të flini nuk ka nga t’ia mbajë kështu që në atë moment do të filloni të qetësoheni.” – Colin Espie, profesor i mjekimeve të pagju mësisë në Universitetin e Oxford

Ose thjesht lëvizni nga krevati.

“Nëse kalojnë 20 minuta dhe mendja vazhdon të punojë njësoj, bëni mirë të ngriheni nga krevati. Pa parë telefonin apo asnjë pajisje tjetër elektronike, zhvendosuni në një një dhomë tjetër të ndriçuar pak dhe ku keni vendosur një ditar. Në atë ditar shkruani mendimet që ju kalojnë nëpër kokë. Përfundojeni rrjedhën e mendimeve duke shkruajtur, ‘Mund të pres deri nesër.’ Më pas kthehuni në shtrat, përqendrohuni te frymëmarrja juaj dhe qetësohuni me anë të atyre fjalëve, duke e lejuar veten të flini.” – Jenni June, këshilluese e gjumit

Shënoni diku gjithçka që ju frikëson.

“Shpenzoni rreth 20 minuta duke nxjerrë nga koka dhe duke hedhur në letër mendimet tuaja të frikshme. Është një mënyrë terapeutike për të kuptuar që nuk keni shumë arsye për t’u shqetësuar, thjesht disa gjëra që duhet të zgjidhni. Mund të vini re se cilat shqetësime janë në fakt hipotetike ose “të vërteta” dhe mësoni t’i lini të ikin.” – Kathryn Pinkham, specialiste e pagjumësisë

Kthehuni në shtrat dhe merrni frymë thellë.

“Frymëmarrjet e thella… veprojnë si teknikë shpërqendrimi, veçanërisht të kombinuara me numërim. Synoni të zgjasni më shumë proçesin e nxjerrjes së frymës se të marrjes. Numëroni deri në tre teksa mbusheni me frymë dhe deri në pesë teksa e nxirrni frymën. Përqendrohuni në frymëmarrjen tuaj dhe të numëruarit. Nëse ndodh që t’u riktheheni mendimeve të padëshiruara atëherë ndërrojeni vëmendjen drejt ushtrimit. Mund të doni ta kryeni këtë ushtrim për 10 minuta ose diçka e tillë.” – Christabel Majendie, terapeute e gjumit

Përpiquni të mos përpiqeni shumë.

“Përpiquni të mos lodheni shumë për të kapërcyer pagjumë sinë dhe për të shmangur mendimet e padëshiruara, pasi rrezikoni ta përkeqësoni situatën. Një qasje e suksesshme për ta shmangur këtë ndjesi neg ative është të mësoni si të vëzhgoni dhe të pranoni përpjekjet tuaja duke përdorur strategji meditimi.” – Jenny Stephenson, drejtoreshë e HappySleepers

Ose planifikoni se si do të merrni disa rreze dielli në mëngjes.

“Të qenurit më të ekspozuar në diell mund të ndihmojë në rregullimin e orës së brendshme të trurit dhe e bën më të lehtë për të rënë në gjumë po atë natë më vonë. Dikush që po përjeton vështirësi me gjumin do të duhet të marrë sa më shumë rreze dielli në mëngjes në mënyrë që ta detyrojnë veten të bjerë në gjumë pikërisht atëherë kur do dhe e ka të nevojshme.” – David K. Randall, autor i  Dreamland: Adventures in the Strange Science of Sleep

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Must Read

I dha fund lidhjes pas surprizës së trëndafilave? Tea Trifoni merr vendimin drastik

Ajo ka deklaruar se është ndarë nga i dashuri dhe shkak ka qenë xhelozia. Ndonse herë e quan zenke here ndarje duket se marrëdhënia...

Moderatorja e njohur shqiptare tregon situatën e sikletshme që i bëri bashkëshorti: Partneri më çoi me zor tek …

Ditën e sotme në emisionin “Goca dhe Gra” kanë qenë të ftuar partnerët e moderatoreve Fatmës dhe Olesias. Ata kanë qenë të ftuarit e parë...

“Shpëtove nga ajo e s ëmurë mendore”/ Motra e Granitit del me reagimin e papritur për Fifin

Këngëtarja Fifi pësoi kriza paniku kur Granit Cana i tha se i shikon vetëm si motër dhe asnjë gjë më tepër. U desh ndërhyrja...

Vajza e Ardit Gjebreas do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, moderatori e jep vetë lajmin

Vajza e Ardit Gjebreas, Anna Gjebrea do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës për Fëmijë, Eurovision 2021. Ajo është shpallur fituese e Festivalit...

“Ai është i vetmi që ka hyrë pa mik dhe pazare”/ Vëllai i Arditit bën deklaratën e fortë, i kthehet e revoltuar moderatorja e...

Ditën e sotme ishte i ftuar në studion e “Big Brother VIP Fun Club” vëllai i Ardit Çunit, Jetmiri, i cili komentoi debatet e...