Home Kuriozitete Katër luanë dhe anëtarët e stafit të kopshtit zoologjik në Barcelon preken...

Katër luanë dhe anëtarët e stafit të kopshtit zoologjik në Barcelon preken nga covid

Katër luanë në kopshtin zoologjik të Barcelonës kanë rezultuar pozitive me Covid-19, në rastin e dytë të njohur të felinëve të mëdhenj që preken nga virusi.

Kiumbe, mashkulli i ri, dhe tre luaneshat e quajtura Zala, Nima e Run Run u testuan pasi kujdestarët e tyre vunë re simtoma të buta gripi.

Testet e tamponit iu kryen luanëve në mënyrë të njëjtë me njerëzit, pasi kafshët tashmë janë mësuar me stafin e kopshtit, thanë në deklaratën e tyre drejtuesit.

- Advertisement -

Autoritetet po hetojnë sesi janë infektuar kafshët, në një kohë kur dhe dy anëtarë të stafit kanë rezultuar pozitivë prej muajit të kaluar.

I vetmi rast i mëparshëm i infektimit të felinëve të mëdhenj ishte ai i kopshtit zoologjik në Bronx në New York, ku katër tigra e tre luanë rezultuan pozitivë në prill.

Kopshti zoologjik i Barcelonës tha: “Kemi kontaktuar dhe bashkëpunuar me ekspertët ndërkombëtarë si shërbimi veterinar i kopshtit të Bronx, i vetmi që ka pasur raste të dokumetuara të felinëve me Sars-CoV-2.

“Ndërkohë luanëve u është dhënë kujdesi veterinar për simptomat e tyre të lehta, me mjekime anti-inflamatore dhe monitorim të afërt, ndaj të cilit kafshët po reagojnë mirë”.

Mashkulli katër-vjeçar dhe femrat që janë të gjitha 16 vjeçare, kanë pasur kontakt vetëm me njëri-tjetrin dhe jo me kafshë të tjera.

Drejtuesit shtonin: “Në to nuk është shafqur asnjë nga simptomat e vështirësive respiratore, madje pas 15 ditësh u zhdukën të gjitha sinjalet e sëmundjet, përveç kollitjes apo dështimave”.

Kopshti i Barcelonës është tashmë i hapur.

Gjatë kulmit të epidemisë në prill, kopshti zoologjik i Bronx testoi të gjithë felinët e tij duke përfshirë gepardët dhe leopardët e dëborës.

Asokohe infektimi i tyre besohet se erdhi nga një prej kujdestarëve, i cili ishte asimptomatik.

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Must Read

“Nëse të pyesin për lidhjen çfarë do thuash?”, përgjigjja e Donaldit nuk pritej

Donald Veshaj po i bën lëmsh të gjithë. Aktori i humorit u shfaq i dashuruar me Bora Zemanin, të cilën e puthi dhe i dërgoi...

Donaldi dhe Beatrix prekje e puthje / Bora Zemani merr vendimin e papritur

Kush nuk e kujton pajtimin e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt, pak javë më parë brenda në shtëpi ku u puthën dhe treguan dashurinë...

Historia prekëse: Nëna u kujdes për djalin e saj me aftësi të kufizuara deri kur mbylli sytë në moshën 101-vjeçare

Historia e një nënë që kujdesej për djalin e saj, një person me aftësi të kufizuara, po bën xhiron e rrjetit. Meliah Md Diah u...

Mori një patate, e preu dhe ngjiti një copë të vogël në këmbë, do të befasoheni sapo ta dini arsyen

Patatja nuk është vetëm një ushqim i preferuar, por mund të na ndihmojë edhe në mënyrë terapeutike. Kështu ka ndodhur edhe në rastin e një vajze,...

Tregoi se i është rikthyer tu mori, Dafina Zeqiri i dërgon mesazhin prekës Adriana Matoshit

Aktorja dhe deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, vetëm pak orë më parë njoftoi se i është rikthyer sërish tum ori në...