Home Lajme Tirana ndez dritat e festave, shpresë për një vit më të mirë!

Tirana ndez dritat e festave, shpresë për një vit më të mirë!

Tirana ndezi mbrëmjen e sotme dritat e pemës së festave të fundvitit në sheshin “Skënderbej”, duke përcjellë mesazhe shprese të një qyteti që nuk përkulet e që sheh përpara. Në respekt edhe të vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve lidhur me masat anti-Covid, 10 vogëlushë të Korit të Fëmijëve “Mrekullia” ndezën dritat e pemës festive.

Në mesazhin drejtuar qytetarëve, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se Tirana ndonëse kaloi vështirësi këtë vit, gjeti forcë të ngrihet si kurrë më parë.

“Ky ka qenë një vit pazakontë, ndoshta viti më i vështirë në historinë 100-vjeçare të Tiranës kryeqytet. E megjithatë, jeta vazhdon, e megjithatë dielli lind çdo mëngjes, e megjithatë pas vështirësive ne çohemi sërish në këmbë për të ecur përpara. Ndaj, këtë fundvit, duhet të merrnim një vendim, nëse do të vazhdonim me festën, nëse do të vazhdonim me zbukurimin e qytetit, nëse do të vazhdonim me harenë dhe vendosëm që “PO”, për hir të fëmijëve, për hir të atyre që nuk kanë bërë asnjë mëkat dhe që meritojnë të gëzojnë edhe këtë fundvit”, tha Veliaj.

- Advertisement -

Kreu i Bashkisë u shpreh se 2020 ishte një vit i vështirë për shumë familje, të cilat humbën banesat e tyre ose të afërmit, por komuniteti i Tiranës tregoi se bëhet bashkë si në ditët e vështira, ashtu dhe në ditët e gëzimit. “Unë e di që ky vit prej tërmeteve, prej pandemisë, ka qenë shumë i vështirë për shumë familje. Disa kanë humbur shtëpinë, disa kanë humbur të afërmit e tyre, disa të tjerë janë ende duke vuajtur pasojat e Covid-it ose duke u përballur në frontin e parë të kësaj beteje. E megjithatë, duhet të japim mesazhe shprese të një Tirane që nuk përkulet, të një qyteti që ecën përpara, të një komuniteti që bëhet bashkë si në ditët e vështira, ashtu dhe në ditët e gëzimit. Prej protokollit të pandemisë shumë aktivitete janë të ndaluara, shumë tubime, shumë festa, shumë organizime me njerëz janë gjithashtu të ndaluara. Kjo është arsyeja pse sot sheshit “Skëndërbej”, në këtë ndezje të dritave të festave ua kemi lënë 10 vogëlushëve, sa është numri që lejohet në çdo aktivitet”, nënvizoi Veliaj.

Ai bëri thirrje për më shumë solidaritet, duke qëndruar pranë atyre që kanë nevojë dhe për të inkurajuar ata që edhe këtë fundvit do të jenë në frontin e parë të betejave të rëndësishme, si pandemia apo procesi i rindërtimit.

“Shumë gjëra janë ndaluar këtë fundvit, por nuk është ndaluar dashuria, nuk është ndaluar mirësia, nuk është ndaluar bamirësia, nuk është ndaluar solidariteti. Ndaj duhet të gjejmë kurajo për t’u ngritur bashkë përtej vështirësive për t’i qenë pranë atyre që kanë nevojë ose për të inkurajuar ata që edhe këtë fundvit do të jenë në frontin e parë të betejave tona të rëndësishme, si pandemia apo i gjithë procesi i rindërtimit. Gëzuar festat”, theksoi kryebashkiaku Veliaj.

Krahas Sheshit “Skënderbej”, godinat pranë tij dhe në rrugët kryesore të Tiranës, janë mbushur plot me drita dhe me zbukurime, duke sjellë edhe pak lumturi në ditë të vështira, të mbushura me shqetësimin nga pandemia e koronavirusit. Bashkia e Tiranës është kujdesur deri në detaje për atmosferën festive. Kanë qenë të shumtë qytetarët të cilët kanë zgjedhur që të ruajnë një kujtim nga zbukurimet e shumta.

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Must Read

I dha fund lidhjes pas surprizës së trëndafilave? Tea Trifoni merr vendimin drastik

Ajo ka deklaruar se është ndarë nga i dashuri dhe shkak ka qenë xhelozia. Ndonse herë e quan zenke here ndarje duket se marrëdhënia...

Moderatorja e njohur shqiptare tregon situatën e sikletshme që i bëri bashkëshorti: Partneri më çoi me zor tek …

Ditën e sotme në emisionin “Goca dhe Gra” kanë qenë të ftuar partnerët e moderatoreve Fatmës dhe Olesias. Ata kanë qenë të ftuarit e parë...

“Shpëtove nga ajo e s ëmurë mendore”/ Motra e Granitit del me reagimin e papritur për Fifin

Këngëtarja Fifi pësoi kriza paniku kur Granit Cana i tha se i shikon vetëm si motër dhe asnjë gjë më tepër. U desh ndërhyrja...

Vajza e Ardit Gjebreas do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, moderatori e jep vetë lajmin

Vajza e Ardit Gjebreas, Anna Gjebrea do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës për Fëmijë, Eurovision 2021. Ajo është shpallur fituese e Festivalit...

“Ai është i vetmi që ka hyrë pa mik dhe pazare”/ Vëllai i Arditit bën deklaratën e fortë, i kthehet e revoltuar moderatorja e...

Ditën e sotme ishte i ftuar në studion e “Big Brother VIP Fun Club” vëllai i Ardit Çunit, Jetmiri, i cili komentoi debatet e...